Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në aksin Shkodër- Vau i Dejës, ku një 23 vjeçar është rrëzuar nga motorri.
Gerti Palushi doli nga rruga së bashku me mjetin dhe ka përfunduar në kanal, duke marrë dëmtime serioze.
23-vjeçari u dërgua me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës teksa kishte nevoje për dhurues të gjakut të grupit zero negativ.
Grupi i veçantë i gjakut që kishte i riu i kushtoi jetën pasi nuk i është gjendur në kohë edhe pse në ndihmë të tij erdhën shumë persona publik të cilët bënë apel për ndihmë në lidhje me rastin e pazakontë.
Njoftimi i policisë
Me datë 28.05.2018 rreth orës 19:55 jemi njoftuar se në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
AlpeNews.al




