Kishte tentuar të vriste tre herë gruan e tij nëpërmjet vrasësve me pagesë, por një shqiptar në Gjermani ka përfunduar në pranga pasi e shoqja ia ka dalë të shpëtojë.
Ai kishte porositur vrasjen e bashkëshortes për të fituar pagesën e sigurimit jetësor, e cila arrin në 250.000 euro. Për shkak të problemeve financiare në të cilat është gjendur në fillim të vitit 2017, 39 vjeçari kishte tentuar të vriste tre herë gruan maqedonase.
Herën e parë ka kontaktuar një mik, të cilit i kishte premtuar 50 mijë euro. Më pasi ai ka kontaktuar me një shoqe afatgjate të gruas së tij dhe e ka bindur që të kryej vrasjen. Ajo e ka ndjekur viktimën deri në Spanjë dhe Pragë por nuk ia ka dalë.
Me 29 nëntor të vitit të kaluar shqiptari kishte futur një tjetër vrasëse me pagesë në shtëpinë e tij në Jenfeld, e armatosur me thikë dhe pistoletë. Ajo ka hyrë në dhomën e fjetjes dhe ka tentuar që ta mbysë maqedonasen duke i shkaktuar plagë në stomak dhe në shpinë.
Por viktima ka pastur mundesi që të shpëtojë, duke dalë nga ballkoni dhe duke kërkuar ndihmë.


