• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A do ta takojë sot Haradinaj kryeministren e Serbisë në Bruksel?
Home
Rajon

A do ta takojë sot Haradinaj kryeministren e Serbisë në Bruksel?

16 November, 2017 Ina.Autor Rajon

Dy delegacione të Kosovës dhe Serbisë po qëndrojnë sot në Bruksel ku do të zhvillojnë takime me zyrtarë të BE’së
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.

Dje Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe aprovuar dokumentin për qëndrimin shtetëror, në takimin e dytë në Bruksel, për implementimin Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

“Dokumenti përkushtimin e Kosovës për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të vitit 2016, si thelb të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Fokusi në zbatim është edhe udhërrëfyes i Kosovës drejt arritjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili mbetet prioritet kryesor i Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim e djeshëm të Qeverisë së Kosovës.

Por, për një takim të ngjashëm në Bruksel po qëndron edhe Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic. Për dallim nga Kosova Serbia do ta mbajë takimin e katërt me BE’në për implementimin e MSA’së.

Brnabic e ka nisur agjendën e saj me takimin me Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini.

Nuk dihet nëse gjatë qëndrimit në Bruksel do të ketë ndonjë kontakt mes palës kosovare dhe serbe.

Dialogu Kosovë –Serbi ndërmjetësohet nga BE tashmë ka kaluar në nivel Presidentësh. Por, aktualisht në këtë proces ka një “pauzë”. Nuk dihet nëse europianët kanë paraparë ndonjë takim ndërmjet Haradinajt dhe Brnabic për ta ringjallur procesin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E rrallë/ Piktura 150-vjeçare tregon një vajzë me 'iPhone' në dorë
Previous article Po luajnë si 'Tomi me Xherin'/ Pas ndarjes Xheni dhe Benardi godasin sërish

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT