Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e lënë atë të lirë. Ai ndodhej në arrest shtëpie që prej datës 12 Maj, masë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Vendimi rrëzon gjykatën e Shkallës së Parë.
Avokati Maks Haxhia është shprehur se Gjykata e Apelit ka vendosur të shuajë masën e sigurisë për Saimir Tahirin, duke e lënë të lirë.
Sipas Haxhiajt, Saimir Tahiri është i lirë të lëvizë. Avokati Haxhiaj: Me këto prova që janë, Tahiri merr pafajsinë.


