Po zhvillohet në ambientet e kryeministrisë firmosja e marreveshjes midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh.
Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh se pa bashkëpunim dhe koordinim të mirë nuk arrihet sukses.
Marrëveshja ka si synim luftën ndaj krimit ekonomik.
Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh se pa bashkëpunim dhe koordinim të mirë nuk arrihet sukses.
Rama në fjalën e tij bëri një krahasim me qeverinë e shkuar ku llogariti 5-fish arritje në sukses. Rama u shpreh se goditja e krimit kërkon një organizim të mirë strukturash dhe një bashkëpunim të mirë.
Pjesë nga fjala e Ramës
I njohur si drejtori i FBI, kjo marrëveshje nuk është konsulencë, por veprimtarie të përbashkët ekspertësh do të vendoset këtu dhe do të punojë me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Krimit Ekonomik për çështjen e një procesi pune të përbashkët me metodologji bashkëkohore në goditjen e një fenomeni që është koha të merremi që të merremi thellësisht. Ministria, policia, kanë garantuar një rezultat domethënës në luftën për identifikimin dhe ngrirjen e aseteve financiare të krimit, 5-fish në katër vitet e fundit krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme. Operacioni Forca e Ligjit është një shembull. Goditja e krimit kërkon bashkëpunim dhe koordinim mes shumë strukturave. Për nga përmasat kjo është shumë më e vogël, por për nga synimet është i njëjti model, i bazuar te eksperienca më e mirë ndërkombëtare për të ndërvepruar dhe koordinuar vazhdimisht.
Kjo marrëveshje nuk është konsulencë, por veprimtarie të përbashkët ekspertësh do të vendoset këtu dhe do të punojë me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Krimit Ekonomik për çështjen e një procesi pune të përbashkët me metodologji bashkëkohore në goditjen e një fenomeni që është koha të merremi që të merremi thellësisht. Ministria, policia, kanë garantuar një rezultat domethënës në luftën për identifikimin dhe ngrirjen e aseteve financiare të krimit, 5-fish në katër vitet e fundit krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme. Operacioni Forca e Ligjit është një shembull.
Goditja e krimit kërkon bashkëpunim dhe koordinim mes shumë strukturave. Për nga përmasat kjo është shumë më e vogël, por për nga synimet është i njëjti model, i bazuar te eksperienca më e mirë ndërkombëtare për të ndërvepruar dhe koordinuar vazhdimisht. Në do të forcojmë shumë luftën kundër krimit me këtë marrëveshje. Është bërë shumë, por nevoja është për të bërë shumë më tepër, pasi në këtë drejtim ka ende shumë para që i takojnë njerëzve dhe janë aty ku nuk duhet të jenë në duart e krimit ose atyre të cilëve nuk janë mjaftuar me fitimet e ligjshme, por kanë fshehur të ardhurat. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për të ndarë me publikun. I falënderoj përfaqësuesit e kompanisë dhe më vjen shumë mirë që në Shqipëri i kemi bërë bashkë si rrallë herë amerikanët dhe gjermanët, që është një shenjë e mirë dhe do të jetë një model i vlefshëm edhe për të tjerët.
/AlpeNews.al
ERTV Live😊: Marreveshje midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh
Gepostet von Edi Rama am Montag, 28. Mai 2018


