Këto janë disa nga fotot e automjetit të aksidentit tragjik ku humbi jetën i riu Klodian Korançe gjatë natës së kaluar.
Siç shihet nga pamjet automjeti tip Benz është djegur plotësisht. Brenda automjetit u dogj edhe i riu i cili nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.
Klodian Korançe, 24 vjeç, po udhëtonte me automjetin e tij në rrugën Elbasan-Metalurgji kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin dhe derën e një servisi. Fill pas kësaj përplasje automjeti u përfshi nga flakët.
Bashkë me automjetin u dogj edhe i riu.
AlpeNews.al






