• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rama e Basha përplasen për vëllain e kryeministrit, replikat në kuvend
Home
Sociale

Rama e Basha përplasen për vëllain e kryeministrit, replikat në kuvend

16 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Seanca e sotme plenare ku diskutohet projektbuxheti i vitit 2018, është shoqëruar me debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Replikat njëra pas tjetrës kanë filluar pas akuzave të kryedemokratit Basha drejtuar kryeministrit, se po përgatit koncesionin e TVSh-së për t’ia dhënë vëllait të tij, Olsi Ramës.

“Duke futur në skemën e TVSh gati 100 mijë biznese Rama do justifikohet se shteti nuk ka mundësi dhe kapacitet për të mbikëqyrur këtë numër biznesesh dhe ndaj duhet të jepet me koncesion. Dhe këtë do t’ia japë vëllait të tij, Olsi Ramës. Mjerimi i përket fëmijëve të Bulqizës dhe mbarë vendit, ndërsa koncesionet përgatiten për vëllain e kryeministrit dhe klientët e tij”, u shpreh Basha.

Më tej ai tha se:
“Shqiptarët po nxitojnë të ikin nga vendi. Është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve që duan të ikin në Amerikë. Ndërsa vëllai yt la Amerikën, dhe erdhi të rrijë në Shqipëri si i papunë, sapo ti u bëre kryeministër”.

Pas kësaj deklarate, fjalën e ka marrë kryeministri Rama. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se Basha ndalet në akuza personale, duke përfshirë edhe familjarët.

“Merresh me vëllain tim, që është njeri i zakonshëm. Unë kurrë nuk vij këtu me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk bëj luftë këtu me persona, ju këtu jeni prindër të mirë, njerëz të mirë, por këtu nuk është çështje personash, është çështje përkatësie, pse jeni bashkë? Ku doni të dilni?”, tha Rama.

…

Duke u përgjigjur nga foltorja e parlamentit Rama nisi me batuta duke i treguar Bashës se është në rrugën e gabuar. Rama u shprehse foli me fakte për gjithcka duke treguar fakte. Po të duash ec mbaj prap fjalim në foltore, por rritu Lul, PD ka nevojë për një lider, tha Rama. Po kështu vijoi me batuta duke përmendur edhe Monika Kryemadhin.

“Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul, se PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë që nuk rritet dot.

Këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriu që të do, që ka bërë përpjekje të sinqerta të të ndihmojë të rritesh, të bësh një akt prej lideri, dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon.

Lul, Monika të bën të ndihesh më i forte, por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje.

E pas tij fjalën e mori sërish kryeministri Edi Rama, i cili ia ktheu me një tjetër shprehje të Papa Franceskut.

“E thashë në mbyllje është dita ndërkombëtare e tolerancës dhe nuk mundem veçse të buzëqesh duke replikuar për të gjitha sharjet që sapo më adresoi shumë i dashuri Lul. Meqë për arsye që nuk i di e nise me Papa Franceskun ashtu po e vazhdoj edhe unë. Ai thotë: Flisni për mëkate e skandale se ju intereson zhurma që bën një pemë që bie e jo pylli që rritet”,- tha Rama.

Duke vazhduar me një shprehje tjetër të tij, Rama shtoi: “Nuk rritesh dot nëse nuk pranon vogëlsinë tënde”.

/AlpeNews.al/

ERTV Live😊: Sot në Kuvend

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 16. November 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Esenca e jetës...Mëngjesi i magjishëm i Alban Skënderajt
Previous article VIDEO/ Genta Ismajli rrëzohet sërish nga skena, ja momenti

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT