• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U DHUNUA NË PROTESTË”/ Kryeredaktori i RD: Më goditën policët egërsisht me shkop gome…
Home
Intervista

“U DHUNUA NË PROTESTË”/ Kryeredaktori i RD: Më goditën policët egërsisht me shkop gome…

26 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Kronikë

Bledi Kasmi, kryeredaktori që mbeti plagosur sot në protestë, ka folur për emisionin “Kjo Javë”, në News24, duke treguar të gjithë ngjarjen që ka ndodhur sot.

Kasmi tha se  po mundohet që të manipulohen provat, por shtoi se kjo ngjarje do të ndiqet penalisht sipas ligjeve për ti shkuar deri në fund të protestës.

kasmi-te-kjo-jave

Intervista

Janë 10 qepje që bëri mjeku në kokë.

Si u gjendet në protestë, si gazetarë apo protestues?

Kam qenë si gazetarë, si kryeredaktor duke bërë foto dhe po postoja. Në momentin që ndodhi një incident i vogël, filluan të shtunë me forcë të madhe. Unë doja të mbrohesha dhe të bëja ndonjë foto. Aty u hap një portë hekuri dhe aty më qëlluan me shkop gome.

Sa policë të qëlluan?

Nga dy policë, i pari më qëlloi dhe nuk mora plagë, pasi u mbrojta. Ndërsa më pas në pabesi më qëlloi tre herë dhe mora çarjen në kokë.

Ju në paje dukeni se po shtyni?

Ishte një moment që unë po mbrohesha, se aty nisin të më shtynin.

Me kë ishte në protestë?

Isha me disa gazetarë, dy apo tre.

E prisnit këtë protestë?

Nuk e mendoja, e dija që do ishte paqësore. Ato momente ka pasur shtyrje, por janë normale.

Kush ju dha ndihmën e parë?

Albana Vokshi dhe Gent Strazimi.

Patët komunikim me efektivë policie?

Absolutisht asnjë lloj komunikimi, nuk hapnin as rrugën për të marrë ndihmën e parë.

A do bëni denoncim?

Do ndjek hapat ligjorë

Ju vizitoi dhe drejtori Ardi Veliu?

Erdhi vërtetë, më uroi shpëtim të shpejtë dhe nis të manipulonte situatën. Tha që shkopi i gomës, nuk të çan.

Çfarë prisni për policinë?

Duhej një falje publike, kjo është e para. Por duke pasur parasysh deklaratën e policinë dhe të shkuarën e ministri si hetues diktature. Ata do të manipulojnë provat dhe faktet. Kjo po ndodh me çdo ngjarje, pasi manipulohen provat.

Ju keni qenë lajm, jeni ndër të vetmit që u lënduat, pse ndodhi tek ju?

Kur u qëlluan me shkop gome, dhe unë u gjenda aty. Në ato moment ishin dhe të gjithë gazetarët. Imagjinoni kjo gjë i ndodh gazetarëve, imagjinoni çfarë mund ti ndodhë një njeri të thjeshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Huligani i dehur bie me një grusht në tapet (VIDEO)
Previous article U nda nga jeta para 2 ditësh, zhvillohet ekspozitë përkujtimore me veprat e Kolec Topallit

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT