Nga protesta e opozitës mesditën e sotme përveç kryeredaktorit të ‘RD’ mbetën të lënduar edhe tre protestues të tjerë dhe 11 efektivë policie.
Mes 11 efektivëve që janë të lënduar është edhe Shefi i Njësisë Operacionale Lorenc Shehu. Policët nuk kanë pranuar që të prononcohen, ndërsa drejtori Gjovalin Bushi në një prononcim për Report Tv është shprehur se po ekzaminohen.
Janë duke u ekzaminuar katër efektivë policie
Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI. Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, që vizitoi kryeredaktorin e ‘RD’ por nuk u ndal për te policët, që u lënduan pikërisht nga shtyrja e rrjetës së hekurit nga protestuesit e opozitës, të ndihmuar edhe nga kryeredaktori Blendi Kasmi, në drejtim të kordonit të forcave të rendit te Ministria e Brendshme.
Policët e lënduar dhe kryeredaktorin e ‘RD’ i ka vizituar Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.


