• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRATISJET NGA GJYKATA/ Siguria problem pa zgjidhje që … (VIDEO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

ARRATISJET NGA GJYKATA/ Siguria problem pa zgjidhje që … (VIDEO)

25 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Siguria e gjykatave është vënë shpesh herë në provë nga arratisjet nga sallat e gjyqit. Rasti më i fundit ishte ai i së mërkurës në Vlorë, ku Mikel Kasaj i iku burgut menjeherë pas vendimit. Por ky nuk është rast i veçuar. Katër muaj më parë në një i burgosur u arratis nga gjykata e Apelit në Gjirokastër, ku sigurua mbetet në dorë të vetëm nje efektivi që punon aty për tetë orë. Kancelarja thotë se kërkesat për forcim të masave të sigurisë nuk kanë marrë përgjigje.

Arratisja e Mikel Kasajt të mërkurën nga Gjykata e Vlorës nuk është rast i veçuar brenda institucioneve të drejtësisë shqiptare.

4 muaj më parë një rast thuajse identik u regjistrua në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ku Saimir Ahmeti arriti të arratiset për disa orë.

Por pavarësisht ngjarjes të konsideruar skandal në atë kohë, kjo gjykatë vijion të ruhet vetëm për tetë orë vetëm nga një efektiv policie.

Ai ka për detyrë të mbikqyrë ambientin e jashtëm të godinës dhe njëkohësisht duhet të kujdeset edhe për të pandehurit që apelojnë vendimet.

Ambientet e brendshme i janë besuar kamerave të sigurisë, ndërsa dritaret nuk janë të siguruara me hekura.

Kancelarja, Alma Anxhara, thotë se problemet e sigurisë janë çështje që nuk kanë marrë asnjë herë zgjidhje pavarësisht kërkesave.

Alma Anxhara: Është shtruar si problematikë, nuk është hera e parë. Ndoshta më vonë, me ndryshimet e reja, aktet nënligjore që do të nxjerrin do të shihet edhe kjo pjesë.

Ndërsa në Vlorë policia vijon të kërkojë të arratisurin Mikel Kasaj, Gjykata vendosi detyrim paraqitje për dy efektivët e policisë së burgjeve të angazhuar për shoqërimin e tij.

Gjolek Hodaj dhe Granit Zani do të vijojnë të hetohen për shpërdorim detyre në gjendje të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hamilton pesimist në Montekarlo: Ferrari e Red Bull më të shpejtë
Previous article U tha “K*rva”, por fansja e tall për gjoksin e madh në fotot NUDO! Enca e kunjos: I dashuri yt...

F.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT