• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sondazhi për fëmijët me PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Reagon Minstria e Arsimit: Përdorim i ulët për revanzh politikë
Home
Sociale

Sondazhi për fëmijët me PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Reagon Minstria e Arsimit: Përdorim i ulët për revanzh politikë

25 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë opinionin publik mbi abuzimet që bëhen mbi një studim i cili ka filluar të zbatohet që në vitin akademik 2009-2010.

Në një njftim për mediat, thuhet se çdo përdorim i ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik është një turp për këdo që e bën.

Ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Evropës përfshirë edhe Kanadanë, duke zbatuar rigorozisht të njëjtin protokoll, metodologji dhe pyetësor.

Më tej ministrja në njoftim thuhet: Këta që duan të abuzojnë sot harrojnë se e njëjta praktikë është ndjekur që në raundin e parë. Raporti, i prodhuar nga pyetësori 2013-2014 e bëri Shqipërinë pjesë të raportit evropian të këtij studimi.

skandali

Apeli nga Ministria e Arsimit për prindërit

Të dashur qytetarë dhe prindër:

Studimi mbi sjelljet Shëndetësore tek Fëmijët e Moshës Shkollore 11, 13, 15 vjec (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe  kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010.

Studimi konsiston në vetadministrimin e një pyetësori anonim nga nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç. Plotësimi i tij është vullnetar dhe nxënësit nuk janë të detyruar ti përgjigjen të gjitha pyetjeve.

Pyetjet janë hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur të fushës akademike, të cilët janë specialistët më të mirë për fushat që mbulon studimi. Çdo ndryshim sado të vogël që një vend mund të bëjë në pyetësor e përjashton atë nga studimi ndërkombëtar.

Studimi përmban pyetje mbi zakonet e të ushqyerit, imazhin trupor, obezitetin, aktivitetin fizik, shëndetin oral, sjelljet e rrezikshme, përdorimi i alkoolit, duhanit, drogës (vetëm për 15-vjeçarët), sjelljet seksuale (vetëm për 15 vjeçarët), marrëdhëniet në familje dhe me bashkëmoshatarët, mjedisi socio-ekonomik, mjedisi në shkollë, etj.

Ky studim “ushqen” sistemin e informacionit shëndetësor dhe arsimor me të dhëna të vlefshme mbi shëndetin dhe stilin e jetesës së femijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Kryerja e HBSC 2017/18 në këtë vit akademik, do të na lejonte të bënim krahasime më rezultatet e marra në raundet e mëparshme, duke bërë të mundur kështu evidentimin e progresit dhe sfidave për fusha të caktuara shëndetësore dhe sociale.

Gjithashtu, do të mundësohej edhe krahasimi i indikatorëve shëndetësorë midis vendeve të ndryshme. Ky studim, është i vetmi në Shqipëri që siguron të dhëna për grupmoshën 11, 13 dhe 15 vjeç.

Rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë po ashtu si premisë për një ndërhyrje të rëndësishme disa-vjecare që parashikohet të kryhet në Shqipëri nga Kooperacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Më poshtë është linku i raportit Europian të HBSC 2013/14, në të cilin për herë të parë merr pjesë edhe Shqipëria si dhe dy raportet paraardhëse.

http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_file/0003/303438/HSBC-No.7-Growing-up-unequal-Full-Report.pdf

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah “tradhton” Romën/ Ja pse u largova nga skuadra verdhekuqe...
Previous article "Gladiatori romak"/ Ne do të kërkojë titullin në sezonin e ardhshëm

F.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT