• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG SKANDALI/ Dyshime se janë zhdukur dokumente nga misioni i Shqipërisë në OKB në Gjenevë
Home
Shqipëri

PRAG SKANDALI/ Dyshime se janë zhdukur dokumente nga misioni i Shqipërisë në OKB në Gjenevë

25 May, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Sot në Misionin e Shqipërisë në OKB Gjenevë, zbarkon një grup auditi me urdhër të ministrit Bushati. Një burim nga Gjeneva i tregoi Report TV tregojnë qëllimin e auditimit. “E-mail-i zyrtar është zbrazur dhe nuk ka asnjë korrespondencë të Misionit me Swiss Mission (Ministria e Jashtme zvicerane) dhe organizma të tjerë homologë dhe ndërkombëtarë” thotë durimi diplomatik.

Sipas të njëjtit burim mësohet se auditi do të shikojë nëse janë zhdukur edhe dokumente nga arkiva dhe dosjet. Ka dyshime se janë zhdukur edhe një mori me dokumentacionesh që i përkasin departamentit të financës në këtë mision. Ambasadorja e re Ravesa Lleshi duket se është shokuar nga situata që ka gjetur në mision, përsa i përket dokumentacionit dhe ndaj ka nxitur ushtrimin e auditit. Zhdukja dhe asgjësimi i dokumentacionit, sikas Kodit te Procedures Penale eshte nje krim, i cili dënohet me burg.

Periudha e auditit lidhet me kohën kur këtë mision e drejtonte zonjë Filloreta Kodra. Report TV në lidhje me këtë audit kërkoi një prononcim në MEPJ. Zëdhënësja e këtij institucioni deklaroi se: “Kemi të bëjmë me një proces normal sipas planifikimit dhe rregullave të auditit. Ne misionin në Gjenevë nuk është bërë audit prej 2015” theksoi zëdhënësja e MEPJ.

Në shkurt 2018 Blerina Zoto, ish- këshilltarja jonë në Misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, ka kallëzuar në Prokurori ambasadoren shqiptare në Zvicër, Filloreta Kodra, duke i renditur nëntë shkelje që ajo ka kryer gjatë drejtimit të ambasadës. Në kallëzim, thuhet se ambasadorja Kodra “më ka cënuar banesën gjithashtu, teksa më ndryshoi kontratën e qirasë dhe e kaloi atë nga emri i Misionit, në emrin tim personal duke shkelur ligjin dhe më pas i kërkonte Agjencisë Imobiliare dhe Misioni Diplomatik në Gjenevë të më nxirrnin jashtë nga banesa dhe nuk më paguante qiratë.

Diplomatja shqiptare dorëzonte në mëshirë të fatit një diplomate shqiptare, në një shtet të huaj. Por Zvicra në asnjë moment nuk e dëgjoi dhe duke qenë se unë ndodhesha prej disa kohësh e sëmurë me raport mjekësor, kaloi në mbrojtjen time dhe u angazhua për të më lehtësuar jetesën, duke më lënë të banoj në të njëjtën banesë, megjithëse fondi i pagesave të qirasë ende nuk është shlyer”. Sipas ish diplomates “Ambasadorja Filloreta Kodra nuk na paguante nëpërmjet bankës por me lekë (CHF) në dorë. Një veprim flagrant dhe që nuk ndodh në asnjë institucion të RSH-së brenda dhe jashtë vendit. Kjo bëhej për shkak edhe të konvertimit të shumave”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Ditën Olimpike
Previous article Spanja në modë/ Një tjetër shqiptar drejt La Ligës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT