• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEPORTIMI I NËNËS SHQIPTARE/ Vogëlushja i shkruan LETËR Melanie Trump: Më ktheni mamin…
Home
Sociale

DEPORTIMI I NËNËS SHQIPTARE/ Vogëlushja i shkruan LETËR Melanie Trump: Më ktheni mamin…

24 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Deportimi i shqiptares Çile Percetaj nga Shtetet e Bashkuara ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Daily Mail ka udhëtuar për në Shqipëri, ku është takuar me të. 46-vjeçarja, e ndarë nga fëmijët e saj për shkak të ligjeve të rrepta kundër emigracionit, thotë se vajza e saj do t’i shkruajë zonjës së parë Melanie.

Historia e një nëne shqiptare, të deportuar nga Shtetet e Bashkuara dhe për pasojë e ndarë nga 3 fëmijët e saj, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Daily Mail ka ardhur në Shqipëri dhe është takuar me 46-vjeçaren Çile Percetaj.

Kjo e fundit, edhe pse e martuar po me një shqiptar me dokumenta të rregullta, është dëbuar nga SHBA pas 18 vitesh, ku janë ezauruar të gjitha mundësitë e apelimit të vendimit. Ajo ka mbërritur në tokën amerikane në vitin 2000 me anë të një pasaporte italiane që ishte false. Duke folur për median britanike, shqiptarja shprehet e pikëlluar dhe kërkon të rikthehet sa më parë tek fëmijët e saj.

“Jam ende në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj që më kanë sjellë në vendin që e lashë ku kisha frikë të jetoja. Fëmijët e mi janë me milje larg dhe unë nuk e di nëse do t’i shoh ndonjëherë sërish. Si mundet që një vend të ndajë nënën nga fëmijët e saj? Si mundet ta bëjnë këtë? Gruaja e Presidentit Trump, Melanie ishte një emigrante në një vend të ndërtuar nga emigrantët. Përse ata ia bëjnë këtë një nëne që e dashuron atë vend dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar? Shkova në SHBA për një jetë më të mirë”.

Në intervistë për Dialy Mail, Percetaj zbulon se vajza e saj është duke i shkruar, Zonjës së Parë, Melanie për t’i kërkuar mëshirë. Tabloidi britanik nënvizon se me urdhërin e ri të miratuar nga presidenti Trump, janë ashpërsuar masat kundër emigracionit të paligjshëm dhe janë shtuar ndjeshëm rastet e deportimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtarizime dhe thashetheme, "efekt domino" në pankinat e skuadrave europiane
Previous article Vjen "njeriu-gol" për Inter-in, Martinez gati të kryej vizitat mjekësore

F.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT