Teksa Shqipëria pret në qershor dritën jeshile për hapjen e negociatave me BE për anëtarësim, ka mbërritur në Shqipëri deputeti gjerman Florian Hahn. Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë, Hahn ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe politikanë.
Më herët ai është takuar me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Deputeti gjerman është takuar edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Mësohet se deputeti Hahn ka zhvilluar një takim edhe me Majlinda Bregun, e cila tashmë mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Ndërkaq, deputeti Hahn është interesuar dhe për reformën në drejtësi. Ai ka vlerësuar progresin me vettingun, por nga ana tjetër ka nënvizohet ritmin e ulët të procesit.


