• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
10 librat që ndikuan në rrjedhën e historisë
Home
Kulturë

10 librat që ndikuan në rrjedhën e historisë

15 November, 2017 k.autor Kulturë

Martin Puchner, autor i librit “Fjala e shkruar: Si i dha letërsia formën historisë së botës”, përzgjedh 10 librat, që ai beson se kanë patur një ndikim të fortë në kursin e historisë botërore

 

“Epi i Gilgameshit”

 

“Epi i Gilgameshit” është teksti i parë i rëndësishëm në letërsinë botërore, dhe një shembull i përsosur i fuqisë së tregimeve të shkruara, për të formësuar historinë. Duke forcuar kohezionin kulturor në të gjithë rajonin, Epi ndihmoi në ruajtjen e perandorisë më të hershme territoriale.

Bibla e Ezrës
Tekstet e shkruara u bënë gjithnjë e më të rëndësishme për jetën e hebrejve, gjatë mërgimit në Babiloni, vendi më i shkolluar mbi tokë në atë kohë. Kur shkruesi i quajtur Ezra i udhëhoqi pasuesit e tij përsëri në Jeruzalem, ai i mbante lart fletushkat e Torahut dhe u kërkonte mërgimtarëve të kthyer që të përkuleshin para tyre, ashtu siç do të bënin para një perëndie, shkruan ‘ata’. Ishte fillimi i shkrimit të shenjtë, që i dha jetë Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit. Që nga ajo kohë, ne kemi jetuar në një botë të formësuar prej teksteve të shenjta.

“Diamond Sutra”
Diamond Sutra përkujton jetën e Budës duke portretizuar ndërveprimet e tij me nxënësit dhe zakonet e tij të përditshme, me hollësi të pazakonta.

Përralla e Genjit
Kjo përrallë shumë-breznore, e shkruar nga një vajzë që pritej të bëhej grua, në oborrin e Japonisë, është romani i parë i madh në letërsinë botërore, dhe ai zgjeroi tej mase aftësinë e letërsisë për të kapur emocione komplekse dhe ndërveprime delikate.

“Një mijë e një net”
Koleksione tregimesh dhe përrallash ka patur nëpër botë që nga India në Greqi, por asnjë koleksion nuk u bë kaq popullor sa Një mijë e një netët, me Sheherezaden e famshme, motrën e saj dhe mbretin vrasës.

“Popol Vuh”
Popol Vuh është kulmi i letërsisë Maya, tradita e vetme letrare që u zhvillua pa kontakt me kontinentin e Euroazisë.

“Deklarata e Pavarësisë”
Shkruar nga Thomas Jefferson dhe përmirësuar nga komiteti, Deklarata e Pavarësisë kombinon idetë e Iluminizmit me një histori ankesash dhe dobësish.

“Manifesti komunist”
Kur Marksi dhe Engelsi shkruajtën “Manifestin Komunist” me porosi të një grupi të vogël revolucionarësh mërgimtarë me banim në Londër, ata e dinin se donin të ndryshonin botën. Ata thjesht nuk dinin nëse do të kishin sukses.

“Epi i Sunjatës”
Legjendari Sunjata themeloi Perandorinë Mali gjatë Mesjetës së vonë, por epika që përkujtonte veprat e tij u transmetua gojarisht për qindra vjet, përpara se të shkruhej në shekullin e njëzetë.

“Rekuiemi” i Akhmatovës
Akhmatova e dinte që nuk do të lejohej të shkruante për jetën nën Stalinin, dhe se do të arrestohej, nëse një tekst i tillë do të gjendej në apartamentin e saj. Por këto rrethana nuk e penguan që të shkruante Rekuiemin, poemën e gjatë për gulagët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Rikthehen bashkë Bella Hadid dhe këngëtari i njohur The Weeknd
Previous article VIDEO/ Në vitin 2020 bota mund të ketë qytetin e parë lundrues

k.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT