Ashtu si edhe pritje, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohe që kryedemokrati Basha akuzonte dyshen Rama-Xhafaj, për skenar kriminal në shkelje të ligjit dhe në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm.
“Nuk është ky skenar i turpshëm, kushtetuta ka rënë, kodi penal ka rënë, kodi i procedurës penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, sa kohë në atë karrige dhe tjetrën që i kanë lënë bosh për faqen e tyre të zezë, Rama dhe Xhafaj, që kanë dal zbuluar si zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt, vëllanë e bosit të drogës në Vlorë”- tha Basha.
Ndërkohë deputetet e opozitës rrethuan foltoren, duke mos lejuar zhvillimin e seancës sipas rendit të ditës, teksa kryeparlamentari Ruci i kujtonte Bashës së mbaroi koha në dispozicion.
Ata shpalosen nje banderore para kryeministrit me shenimin: Shqiperia si gjithe Evropa, jo qeveri e krimit dhe droges.
Kreu i Kuvendit, Ruci kerkoi nga deputetet te ulen neper vende, duke thene se “Kjo eshte shfaqja e shëmtuar e radhës flet se cfarë mesazhi të shëmtuar doni të përcillni në mbledhjen e Qershorit”.
Pas kesaj, ai njoftoi nderprerjen e seances plenare.



