E rëndë është ajo që ndodhi paraditen e sotme në një pishinë në një prej hoteleve në Golem, ku një fëmijë i moshës 3-vjeçare u mbyt.
I vogli ishte marrë nga gjyshja me vetë në hotel. Gjyshja ishte punonjëse e hotelit dhe siç tregon burri që ka nxjerrë vogëlushin të pajetë nga pishina, fëmija kishte qenë duke luajtur, në momentin që u është zhdukur nga sytë.
Ai tregon mes të tjerash:
Më thërret mua ajo. A e ke parë djalin? I thashë unë “Jo”. Gjyshja po lozte me djalin. Kërko andej, kërko këtej, s’po e gjenim. Në atë kohë doli kunati i pronarit, Mondi. Ishte tek pishina. aty vete unë. E mora në krahë. E shtypa njëherë në bark, vetëm ujë nxirrte. Pastaj e morëm dhe e sollën këtu. Nuk merrte frymë”.
Ndërkaq, e ëma e të miturit që ka ndërruar jetë, vetëm pak më parë ka mësuar lajmin e hidhur. Ajo është shkrehur në lot dhe bashkë me gjyshen, nuk përmbajnë dot lotët teksa ndodhen jashtë ambienteve të morgut të spitalit të fëmijëve.


