Ka hipur në tarracë për të nderë rrobat, por pengohet dhe pëson dëmtime në bark një 23 vjeçare.
Më datë 22.05.2018, në lagjen Shënkoll, shtetasja M.B, vjeç 23, duke hapur rrobat në tarracën e banesës është penguar duke u dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për ngjarje aksidentale.


