Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar për motive që ende nuk dihen.
Policia e Durrësit raporton se një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se i plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Sakaq, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


