• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zhdukja e (MH370)-s: Avioni nuk u rrëzua nga piloti
Home
Botë

Zhdukja e (MH370)-s: Avioni nuk u rrëzua nga piloti

23 May, 2018 Sadik.Autor Botë

Hetuesit australianë hodhën poshtë akuzat se fluturimi “MH370”, i zhdukur në mënyrë befasuese, i kompanisë “Malaysia Airlines”, u rrëzua nga piloti.

 Spekulimet e fundit se, avioni u bë prè e një pikiate të kontrolluar në det, u hodhën poshtë me zemërimin nga Zyra australiane e Sigurisë së Transportit. Kjo e fundit i qëndron versionit të saj se, piloti kishte humbur ndjenjat në momentet e fundit të fluturimit fatkeq, kur avioni humbi kontrollin dhe ra në oqeanin Indian.

Avioni me 239 njerëz në bord u zhduk më 8 mars të vitit 2014, ndërsa fluturonte nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit.

Kërkimi zyrtar për të, në të cilin u angazhuan disa shtete, mori fund pas 3 vitesh. Aktualisht, kërkimi po kryhet privatisht nga një firmë amerikane, por ende pa rezultat.

Teoria se, ishte piloti që me dashje përplasi avionin rimori jetë së fundmi, pas botimit të një libri nga Larry Vance, një ish-hetues aksidentesh ajrore në Kanada. Ai tha se hetimi australian kishte të meta. Por, sipas Australisë, të dhënat tregojnë qartë se avioni nuk po pilotohej nga askush në momentet e fundit, duke parë lëvizjet e tij të çrregullta.

Zhdukja e “MH370” është mbase misteri më i madh i historisë së aviacionit dhe fakti që nuk po gjendet u ka hapur rrugën teorive nga më të ndryshmet. Që nga komplotet, e deri te përfshirja e jashtëtokësorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 23 MAJ/ KUSH FESTON SOT NGA JOAN COLLINS, E DERI TE…
Previous article Dovizioso: Rrezikoj titullin pasi bëra një gabim idiot dhe u rrëzova

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT