• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA sanksionon 5 iranianë që ndihmuan rebelët Huthi për hedhjen e raketave në Arabinë Saudite
Home
Botë

SHBA sanksionon 5 iranianë që ndihmuan rebelët Huthi për hedhjen e raketave në Arabinë Saudite

23 May, 2018 Sadik.Autor Botë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër pesë iranianëve, të cilët, siç thuhet, u kanë siguruar rebelëve Huthi në Jemen ekspertizë dhe armatim për hedhjen e raketave në Arabinë Saudite.

 

Departamenti amerikan i Thesarit tha përmes një deklarate se Mehdi Zarpisheh, Mohammad Jafari, Mahmud Kazemabad, Javad Shir Amin dhe Sayyed Mohammad Tehrani janë njerëzit që do të sanksionohen.

 

Katër të parët kanë punuar me rebelët Huthi përmes Gardës Revolucionare të Iranit, duke iu ofruar atyre ekspertizë për raketat balistike dhe duke transferuar në Jemen armë që nuk janë parë më herët atje, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

I pesti, ndërkaq, u sanksionua për ofrimin e dyshuar të ndihmës në financimin e Gardës Revolucionare.
Ndëshkimet vijnë pas zotimeve të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për sanksione të reja ekonomike kundër Iranit, shkruan rel.

Njoftimi i Departamentit të Thesarit vjen një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA-ja do të ndëshkojë Iranin për mbështetjen e rebelëve Huthi.

Qeveria në Jemen është duke i luftuar këta rebelë qysh në vitin 2015. Lufta ka lënë mijëra njerëz të vrarë dhe e ka çuar Jemenin në prag të urisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dovizioso: Rrezikoj titullin pasi bëra një gabim idiot dhe u rrëzova
Previous article Kjo është Miss Amerika 2018/ Njihuni me Sarah Rose Summers 23 vjeçaren nga Nebraska

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT