• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Jashtë frigoriferit dhe të skaduara… Këto janë produktet që konsumojmë përditë… (FOTOT)
Home
Sociale

SKANDALI/ Jashtë frigoriferit dhe të skaduara… Këto janë produktet që konsumojmë përditë… (FOTOT)

22 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Stop” iu rikthye problemit të sigurisë ushqimore. Përmes një vëzhgimi të kamerave të fshehta rezultoi se thuajse të gjitha supermarketet mbajnë produkte jashtë standardeve. Produkte si kosi apo vezët gjenden jashtë afatit të skandencës ose pa barcode.

 

Supermarketi 1

Qytetarja – Vajza, më fal! Këto vezët që janë këtuuu…?

Punonjësja – Me 10 lekë.

Qytetarja – Me 10 lekë janë, poo… apo s’ka të hapura në frigorifer?

Punonjësja – Jo, vetëm këto janë të hapura.

Qytetarja – Po pse s’janë në frigorifer ato?

Supermarketi 3

Qytetarja – Këto produktet, që thonë për t’u mbajt në frigorifer, ka ndonjë problem qëëë..?

Punonjësja – Jo! Përderisa, ne i kemi vendos aty…

Qytetarja – Se për shembull ne që i marrim këto për fëmijë të vegjël, i bëjmë me supë orizi, i marrim me një çikë merak, ose vezët për shembull, apo thuaj varet nga veza? Se qumështin, po e po.

Supermarket  5

Qytetarja – Vajza unë këtë e mora, por shiko një çikë tani, se mua më bëri shumë përshtypje kjo pjesa këtu. E pashë edhe për datë skadence, nuk kishte. Unë i mora gjithsesi, po…

Punonjësja – I more ti, po… do shohim, si do kalojnë sepse s’kanë barcode.

Qytetarja – Pashë dhe këtë të skadencës, sepse s’kishte as datë dhe asnjë gjë.

Punonjësja – I kanë hequr klientët paketimin se kjo ka barcode-in e vet dhe atë të skadencës.

Qytetarja – Po të gjitha? Se të gjitha njëlloj ishin, paaa…

Punonjësja – Po të gjitha janë të hequra, po!

Supermarketi 6

Qytetarja – Vajza qenka thy kjo veza. Sa janë këto vezët?

Punonjësja – Këto, me 60.

Qytetarja – Se këto vezët tani, me këtë kohën, na helmojnë naaa…

Punonjësja – E di, të gjitha ashtu. Të gjitha po të rrinë jashtë frigoriferit të helmojnë, se është vapë.

Qytetarja – Po pse i mbani jashtë atëherë?

Punonjësja – Këtu më kanë thënë që t’i lë, këtu i kam lënë.

Qytetarja – Po këto ëmbëlsirat?

Punonjësja – Këto, në fakt duhen në frigorifer!

Qytetarja – Ngaqë nuk janë në frigorifer dhe kam hallin, se…

Punonjësja – Ato, që rrijnë jashtë frigoriferit, të them të drejtën, nuk i ha fare.

Qytetarja – Ti?

Punonjësja – Jo!

Qytetarja – Se për shembull janë gjithë këto produkte, që duhet të rrinë në frigorifer dhe i gjej jashtë.

Punonjësja – Eh..! Unë, në fakt jam e re dhe atyre u kam thënë, që kështu klientët thonë dhe për vezët, që duhet të rrinë brenda, po thonë, që nuk ja.., po t’i lemë atje, i duan këtu, këtu nuk i nxe edhe i kanë lënë këtu.

Supermarketi 7

Qytetarja – Vajza nga këto kosat e frutave, që janë jashtë janë me ofertë? Sa kohë ka që janë kështu?

Punonjësja – Po kaaa.., dje i kemi vënë, mbrëmë, mbasdite, kur erdhën.

Qytetarja – Po kjo margarina, është me ofertë, që është jashtë?

Punonjësja – Po, goca!

Qytetarja – Kam hallin pse janë jashtë, prandaj po të pyes.

Punonjësja – Pse në marketet e tjera, nuk i ke parë jashtë apo s’ke qenë?

Qytetarja – S’kam qenë se s’është se rri ktej, prandaj.

Supermarketi 8

Qytetarja – Si je? Këto kosat e frutave këtu, janë me ofertë?

Punonjësja – Po, ja ku e ke të vendosur çmimin aty.

Qytetarja – Po ngaqë janë të vendosur jashtë frigoriferit, prandaj.

Supermarketi 9

Qytetarja – Vajza, këto kosat e frutave, pse janë jashtë, a janë me ofertë?

Punonjësja – Në ofertë, 100 lekë janë.

Qytetarja – Ngaqë janë jashtë këto, si ka mundësi?!

Punonjësja – S’kemi ku i mbajmë, ja ku i ke, kjo pjesa këtu i mban të freskëta.

Supermarketi 11

Qytetarja – Kjo është e datës 17.05.2018 data sot është 16, ndërsa kjo është 15.05.2018.

Punonjësja – Sa është data sot?

Qytetarja – 16!

Punonjësja – 16 është data sot?

Qytetarja – Sepse unë e pashë, para se të ta sillja, ja ku e ke ja, 16 është data sot.

Punonjësja – Mirë që më the të iki t’i heq!

Këto janë produktet që ne konsumojmë përditë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Na vjen keq Xhemi, por Alba e ka bërë përpara/ Vajzat bëjnë "xing" me të njejtën veshje!
Previous article Lotët e Ylli Agës “mbërrijnë” në Itali, shikoni si mburren tek Lacio me këtë

F.autor

Postime të ngjashme

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut Aktualitet

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut

“DO I NËNSHTROHEN…”/ SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA) Aktualitet

“DO I NËNSHTROHEN…”/ SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT