• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPANJOLLJA ECONOMISTA: “Kanioni i Madh i Kolorados Shqiptare”, një aventurë me të kaluarën komuniste
Home
Sociale

SPANJOLLJA ECONOMISTA: “Kanioni i Madh i Kolorados Shqiptare”, një aventurë me të kaluarën komuniste

22 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Natyra e bukur e Shqipërisë tërheq gjithnjë e më shumë ‘tifozët’ e aventurës dhe të pasionuarit e aktiviteteve që japin adrenalinë si rafting, një sport për t’u dashuruar, që mund të praktikohet në kanionet e Osumit.

Krijuar tre milion vjet më parë, i ashtuquajturi ‘Grand Canyon i Kolorados Shqiptare’, në rajonin jugor të Skraparit, është krejtësisht i izoluar nga qytetërimi dhe e vetmja mënyrë për të arritur aty janë barkat, shkruan media prestigjioze spanjolle Economista.

Në një kurs prej 13 kilometrash dhe rrethuar me mure me lartësi 100 metra, praktikuesit e raftingut kalojnë nëpër ujëvara të shumta dhe në disa vepra natyrore të krijuara nga erozioni, të pagëzuar me emra si ‘syri’, ‘dera e djallit’ “Katedralja ose krokodili”

Në Itali ka shumë lumenj, ku është praktikuar rafting, por ky lumë në këtë vend të vogël të Ballkanit, i jep një bukuri ekstreme aventurës.

Ekzistojnë tre shkallë vështirësie që varen nga rrjedha që lumi mbart në atë kohë, shpjegohet më tej në artikull. Në verë, ujërat e këtij lumi thahen dhe praktikohet ecja përgjatë rrjedhës së saj.

E kaluara komuniste

Gjatë komunizmit (1945-1991) askush nuk i dinte këto ‘armë’ të turizmit shqiptar, as edhe kuptimi i fjalës rafting nuk njihej. Paranojaku Diktatori Enver Hoxha, i cili izoloi Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës, ndërtoi  në këtë zonë malore tunele sekrete për të akomoduar udhëheqësit komunistë të partive dhe oficerët e lartë ushtarakë, në rast të një pushtimi të mundshëm të huaj që nuk ndodhi kurrë.
Eksplorimi i kanioneve u bë i mundur në sajë të pasionit të Zamo Spathara, një emigranti shqiptar i cili u kthye nga Italia në vitin 1999, pas tetë vitesh që jetonte dhe punonte në vendin fqinj. Spathara kujton se gjatë komunizmit, kur ishte i vogël, lundroi në Osum në gomat e kamionit, sepse nuk ka pasur mjete të tjera lundruese.

Kanioni i Madh i Kolorados Shqiptare

Tani, Spathara është president i Federatës Shqiptare të Rafting dhe ka krijuar një kompani private, Albania Rafting Group, e cila ofron edhe sportet e tjera në natyrë si hiking, kayaking, ngjitje, si dhe udhëtime me mushka nga Malin Tomorr. “Shqipëria nuk mund të ofrojë turizmin luksoze me pesë yje, por duhet të zhvillojë turizmin e aventurës, për të shijuar natyrën e mrekullueshme,” thotë Spathara.
Numri i turistëve që praktikojnë rafting në Skrapar është në rritje, gjë e cila është duke stimuluar zhvillimin e një prej zonave më të largëta dhe më të varfra të Shqipërisë.

( Kanionet e Osumit )

Vitin e kaluar 10.000 turistë vizituan këtë rajon, në mesin e të cilëve ishin italianë, francezë, gjermanë dhe qytetarë të vendeve nordike. Turizmi natyror është markë e re e Shqipërisë turistike, e cila vitin e kaluar u vizitua nga pesë milionë turistë të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Jose Luis Gaya rinovon me Valencian me klauzolë 100 milionë euro
Previous article Çmendet skuadra kineze, mbulon "me flori" Hamsik dhe Napoli-n

F.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT