• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALKOOLI/ Flet 31 vjeçari: Kam pirë deri në 3 KG në ditë. DHUNOJA familjen dhe… (VIDEO)
Home
Sociale

ALKOOLI/ Flet 31 vjeçari: Kam pirë deri në 3 KG në ditë. DHUNOJA familjen dhe… (VIDEO)

22 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rreth 20 % e shqiptarëve janë përdorues të alkoolit. Edhe pse numri i personave me sëmundjen e varësisë alkoolike ka rënë, sipas ekspertëve 14 % e popullisë konsumon alkool tej normave të lejuara.

Roland Shuperka, ekspert për politikat e kontrollit të alkoolit: “Rreth 1.5 % e popullsisë janë të alkolizuar, ndërsa një grupim tjetër prej 5% rrezikon të bjerë në grupin e varësisë, ndërsa 14 % e popullsisë shqiptare përdor alkool në norma të larta”.

70 persona po trajtohen në QSUT për varësinë nga alkooli. Sipas drejtorit Qendrës Kombëtare të Klinikës së Alkoologjisë, vitet e fundit mbetet shqetësuese rritja e kontigjentit të personave që e shohin konsumimin e alkoolit si të vetmen zgjidhje.

Shpëtim Doksani, mjek adiktolog: “Kemi një kontigjent që është në rritje që e konsumojnë alkoolin jo më për efekt socializimi, por intoksikimi dhe çuditërisht janë kontigjent që banojnë në zona rurale, janë 20-30-vjeçarë që ndonjëherë e shoqërojnë edhe me hashash. Me sëmundjen e varësisë janë 70 persona. Rreth 180 persona janë paraqitur për këshillime kundër alkoolit, ka një rënie të numrit të varësve”.

I tillë është edhe një 31-vjeçar, babai i dy fëmijë mitur. Ai na tregon se përgjatë tre viteve ka konsumuar alkool në sasi të mëdha. Ai pranon se alkooli shpesh ishte edhe shkak për ushtrimin e dhunës në familjen e tij.

“Kam filluar shumë të pi këto 2-3 vitet e fundit, deri 3 kg në ditë. Ndonjëherë ushtroja edhe dhunë në familje”.

Sot ai ka vendosur të largohet nga ky ves dhe gjen forcën për të dhënë një mesazh.

“Të ndalohet alkooli për hir të familjeve dhe fëmijëve, dhe të rrinë më të shëndetshëm”.

Vetëm dy muajt e fundit, 158 persona janë arrestuar pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur, duke u kthyer në burim aksidenti dhe në raste më të rënda edhe me pasojë jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Ronaldo, Kroos dhe Isco në “kor”: Do të shkruajmë historinë…
Previous article Interi në Champions, feston edhe April Summers

F.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT