• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqetësime për takimin Kim-Trump/ Presidenti i Koresë së Jugut i trembet anulimit
Home
Nderkombetare

Shqetësime për takimin Kim-Trump/ Presidenti i Koresë së Jugut i trembet anulimit

22 May, 2018 Sadik.Autor Nderkombetare

I vendosur që të ruajë momentin e rrallë të paqes së shumëdëshiruar në Gadishullin Korean, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in do të takohet me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, mes shqetësimeve se samiti historik mes tij dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un po rrethohet nga paqartësi të mëdha dhe rrezikohet seriozisht.

Takimi duhet të mbahet në Singapor muajin e ardhshëm, por sinjalet që mbërrijnë nga Uashingtoni dhe Peniani tregojnë se Kimi dhe Trumpi kanë përplasje mbi termin “denuklearizim”. Koreja e Veriut ka kërcënuar të tërhiqet nga bisedimet nëse zyrtarët amerikanë nuk zbrapsen nga linja e ashpër e pozicionit të tyre negociues.

Moon Jae-in pritet t’ia përcjellë shefit të administratës amerikane shqetësimin e tij. Trumpi, sipas “New York Times”, është befasuar dhe zemëruar nga deklarata e një zyrtari të lartë koreano-verior, i cili tha javën e kaluar se regjimi i atjeshëm nuk do të bëjë pazar me programin e tij atomik dhe nuk do të pajtohet me një rezultat të njëanshëm të samitit të parashikuar të mbahet në 12 qershor.

Amerikanët e kanë deklaruar vazhdimisht se presin që Koreja e Veriut të pranojë në takim çarmatimin e saj të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm, sepse Uashingtoni nuk do të pranojë asgjë më pak se kaq.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm "NANA", Encën e gjen "belaja" me taksistin grek në New York (FOTO)
Previous article Kjo është nota e Napolit për sezonin e Elseid Hysajt

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT