Pesë persona, mes tyre edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të agjencive shtetërore, janë arrestuar për kontrabandë mallrash dhe shpërdorim detyre, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim policor. Hetimet e organit të akuzës kanë zbuluar një grup peronash, të cilët dyshohet se kanë futur kontrabandë në vend makina luksoze kryesisht të markës “Range Rover” të vitit të prodhimit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë njofton se ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.
Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).



