• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGJIMET E REJA/ Çfarë pritet të transmetojë PD? Gazetari paralajmëron…
Home
Shqipëri

PËRGJIMET E REJA/ Çfarë pritet të transmetojë PD? Gazetari paralajmëron…

21 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

U bënë disa burime që thonë të njëjtën gjë: publiku do të njihet me përgjime të reja që implikojnë vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa në trafikun e drogës. Kjo sagë që ka filluar prej ditësh po përshkallëzohet hap pas hapi dhe strategjia e opozitës është me sa duket për të nxjerrë përditë diçka më të fortë derisa të kulmojë me mitingun e paralajmëruar përpara kryeministrisë të shtunën e ardhshme.

I pari ishte gazetari Jetmir Olldashi, i cili pasi mori përsipër përgjimin e bisedës tashmë të njohur të Albert Veliut me Agron Xhafajn  tha se në ditët e ardhshme do të dëgjohet pjesa tjetër e këtij seriali kriminalo policor.

Pas tij sot në komisionin parlamentar të ekonomisë deputeti i PD Flamur Noka konfirmoi edhe ai se “Së shpejti del një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj  vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër”.

I thirrur për të dëshmuar në prokurori për videopërgjimin, deputeti tjetër Salianji precizoi se për çfarë bëhet fjalë në këtë përgjim. “Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri… Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’ deklaroi ai.

Nga ana tjetër Lapsi.al ka mësuar se një pjesë e këtyre materialeve të reja do të transmetohen sot në darkë në emisionin investigativ “Ajzberg” të gazetarit Artur Çani. Sipas asaj që që ne kemi arritur të marrim vesh në emision do të trasmetohet një video e cilësisë së dobët nga lokali i Agron Xhafajt dhe dy tre biseda telefonike midis kurthngritësit Albert Veliu dhe vëllait të ministrit të Brendshëm.

Nuk dihet ende nëse këto janë materialet e fundit që disponon opozita apo ajo do të vazhdojë me taktikën tashmë të njohur të publikimit të diçkaje, për ti provokuar kundërshtarët që të flasin dhe pastaj t’i përgënjeshtrojë ata me nxjerrjen e fakteve të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER: Historia e rrallë e statujës së Çerçiz Topullit në Gjirokastër dhe fondi 1300 dollarësh në bankën amerikane
Previous article Bomba e merkato vjen nga City, ofertë shokuese për yllin e Chelsea

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT