• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER: Historia e rrallë e statujës së Çerçiz Topullit në Gjirokastër dhe fondi 1300 dollarësh në bankën amerikane
Home
Dossier

DOSSIER: Historia e rrallë e statujës së Çerçiz Topullit në Gjirokastër dhe fondi 1300 dollarësh në bankën amerikane

21 May, 2018 k.autor Dossier

Monumenti i Çerçiz Topullit u ngrit në Gjirokastër në mars të vitit 1934. Ky monument është realizuar nga Odhise Paskali ndërsa financimi u mundësua nga kontributi i shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

Revista “Minerva” e Nebil Çikës, në numrin e 15 majit të vitit 1934 jep detaje interesante e foto të ceremonisë së ngritjes së bustit por gjithashtu përmban edhe një shkrim të Xhevat Kallajxhi si nismëtar për realizmin e kësaj sipërmarrje.

Kallajxhi, gazetari shqiptaro-amerikan, shkruan se në vitin 1927 ndërsa vizitoi Italinë u mahnit nga statujat atje ndaj edhe i lindi ideja që diçka e ngjashme të bëhej në vendlindjen e tij.

Pasi u kthye në Tiranë, ai bisedoi me një kushëririn e tij për idenë e ngritjes së një monumenti për Çerçiz Topullin në Gjirokastër i cili i sugjeron emrin e skulptorit Odhise Paskali.

Pasi u kthye në Gjirokastër, Kallajxhi nisi letërkëmbimin me Paskalin dhe kostot paraprake vlerësoheshin 500 napolona.

Në janar të vitit 1928, Kallajxhi bën një artikull në gazetë kushtuar Çerciz Topullit ku u bën apel gjirokastritëve që të bashkohen për konkretizimin e idesë së ngritjes së bustit të tij në qytet.

Në shkurt të vitit 1928, në sallën e kinemasë “Ideal” në Gjirokastër, Kallajxhi organizoi një aktivitet publik për këtë çështje. Në fund të takimit u ngrit një komision i kryesuar nga Beso Gega dhe në përbërje të të cilit ishin Galip Çano, Sami Kokalari, Vasil Lito, Xhevdel Xheneti, Aleks Çeçi, Foto Tola, Elmas Hajdëri, Bame Mezini dhe Xhevat Kallajxhi.

Më vonë, komisioni do të kryesohej nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Sami Kokalari. Për këtë qëllim u botua në gazetë një thirrje ku ftoheshin të gjithë gjirokastritët brenda e jashtë vendit që të kontribuonin për këtë vepër. Që në ditën e parë të fushatës së mbledhjes së fondeve u grumbulluan 3600 franga ari. Pavarësisht “zellit” fillestar, çështja e mbledhjes së fondit u zbeh me kalimin e kohës.

Në prill të vitit 1930, gazetarit që kryente njëkohësisht edhe rolin e arkëtarit të komisionit të posaçëm, i erdhi një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Fuad Babameto, kryetar i shoqatës “Drita”. Kallajxhi shkruan se Babameto në letrën e tij e njoftonte se shoqëria në Kuvendin e Marsit të vitit 1930 kishte vendosur që paratë e investuara në Bankën Amerikane të “East Pittsburgh Savages and Trust” të dhurohen për t’i ngritur një statujë heroit kombëtar, Çerciz Topuli. Fondi ishte afërsisht 1300 dollarë.

Këtij fondi iu bashkangjitën edhe disa ndihma të tjetra që ishin mbledhur deri në atë kohë.

Komisioni i posaçëm i ngritur u vu në lëvizje dhe nisi të marrë oferta nga skulptorë të ndryshëm vendas e të huaj. Për këtë projekt erdhën 4 oferta me projektplanet e statujës. Njëri nga këta ishte edhe propozimi i Odhise Paskalit. Komisioni vendosi që t’ia besojë ngritjen e statujës skulptorit shqiptar jo vetëm se ky paraqiste kushtet më të favorshme për realizmin e projektit por dhe si një mënyrë për të përkrahur artistin shqiptar.(scan)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ka më shumë rëndësi BABALJA se demagogjia”/ Rama-komentuesit: Do t’i dalë tymi shpejt kësaj...
Previous article PËRGJIMET E REJA/ Çfarë pritet të transmetojë PD? Gazetari paralajmëron...

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT