Nje tjeter sasi droge eshte sekuestruar sot nga policia e Shkodres. Sipas te dhenave te para policia ka bllokuar dy automjete tip “Mercedes Benz” dhe “Golf” të ngarkuar me lëndë narkotike të llojit kanabis.
Makinat janë ndaluar nga policia në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, në Malësinë e Madhe dhe jane arrestuar dy persona.
Mesohet se mjetet leviznin ne aksin Shkoder – Han i Hotit, ku edhe jane ndaluar gjate kontrollit te policise.
Pas bllokimit te mjeteve, policia ka ndaluar dy persona, identifikuar si Fatbardh Hoxha dhe Kledi Xeka, raporton “News 24”.
Dyshohet se droga kishte destinacion Malin e zi e me pas Europen dhe u gjet e futur neper thase.
Policia ka nisur hetimet dhe pritet edhe nje deklarate zyrtare lidhur me sekuestrimin e droges.
Si dhe u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve:
A. B, banues në fshatin kameras, Fushë Krujë
S. H. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,
E. X. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,
Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.
Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.
Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti.
Jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.




