• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO IKI, UROJ TË JENI MIRË”/ 29 vjeçari i zhdukur prej PESË DITËSH, kushëriri: Mund të ketë ikur në…
Home
Breaking News

“PO IKI, UROJ TË JENI MIRË”/ 29 vjeçari i zhdukur prej PESË DITËSH, kushëriri: Mund të ketë ikur në…

20 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 29-vjeçar është zhdukur prej 5 ditësh duke humbur kontaktet me familjen. Ai është Kleant Çela. Në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkoj në spital, pasi ‘kam probleme me kurrizin dhe do të vizitohem’.

Disa minuta, pasi doli nga banesa me makinën e tij tip ‘Benz’ me targa AA 514 MP, paraditen e 15 majit, nëna Mbaresa Çela tregon se e ka marrë në telefon, ndërsa ai i ka thënë se është në spital. Por herën e dytë që nëna e ka marrë ai nuk e ka hapur më telefonin duke e fikur.

Pasi nëna gjeti letrën në banesë dhe nga spitali mohuan qw ai tw kishte qenw pwr t’u vizituar, bëri denoncimin në polici, por sipas saj nga blutë e qytetit bregdetar nuk kanë nisur kërkimet. Në letër, Kleanti njoftonte familjen se do të ikte nga Shqipëria, ndërsa i kërkonte që të mos e kërkonin.

Në një lidhje telefonike për Report Tv nëna i bën thirrje që të telefonojë dhe të njoftojë se është mirë, pasi nuk duan asgjë tjetër.

https://youtu.be/Je6przkI4o4

Apeli i nënës dhe kushëririt për Kleant Çelën

Më ka ikur djali nga shtëpia ka 5 ditë sot. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur probleme. I lutem shumë të më bëj një telefonatë, që të më thotë se jam mirë, nuk dua asgjë tjetër. Të shikoj jetën e tij nëse është i gjallë, nuk dua asgjë tjetër. E gjeta në shtëpi shtrirë, më tha do të shkoj për vizitë në spital, por nuk kishte shkuar.

Pasi u kthye nga Anglia filloi punë këtu, ka bërë cdo lloj pune.  Bëmë denoncim në polici dhe na thanë që jashtë shtetit nuk ka ikur, por këtu brenda nuk na kanë thënë gjë. Jam e shqetësuar se më kishte lënë një letër, që thoshte se do iki përgjithmonë nga Shqipëria dhe mos më kërkoni. Nuk mendoj dot asnjë gjë. Vetëm unë dhe djali ishim në shtëpi, nuk kam fëmijë të tjerë.

Edhe kushëriri i tij, Endri Sherifi i bën apel që të njoftojë se ku ndodhet, ndërsa shton se stresi dhe mërzitja nga papunësia mund ta kenë shtyrë të largohet.

“Të lutëm na jep një fjalë se je vëllai jonë. Në polici nuk kanë dhënë asnjë shenjë. Ishte i mërzitur nga papunësia, lekët që merrte nuk ishin mjaftueshëm për asgjë. Ndoshta ka ikur për një jetë më të mirë, por i lutem të na bëjë një telefonatë. Mund të ketë ikur nga Shqipëria ilegalisht.

Kleanti ishte i fejuar dhe kishte 3 vite që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa atje kishte qëndruar rreth 6 vite. Pikërisht, këtu dyshojnë edhe familjarët, që mund të jetë nisur për të shkuar sërish në Angli. Por, sipas familjes ai nuk rezulton që të ketë dalë jashtë vendit përmes doganës, ndërsa dyshohet se ndoshta është larguar ilegalisht.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho planifikon skarcimet, kërkon 100 mln paund për to
Previous article Shprehet moderatori shqiptar: Po më bërtiti eprori largohem nga puna, nuk e shes dinjitetin...

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT