• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIOPËRGJIMI/ Olldashi thirret në Prokurori. Do dëshmojë si “i ka blerë” 20 kg kanabis bashkë me Veliun… (DETAJET)
Home
Shqipëri

AUDIOPËRGJIMI/ Olldashi thirret në Prokurori. Do dëshmojë si “i ka blerë” 20 kg kanabis bashkë me Veliun… (DETAJET)

20 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për audio përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike dhe rreth video dëshmisë së Albert Veliut për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i përgjimit.

Pasi Veliu është marrë në pyetje të premten për më shumë se 5 orë, një burim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se i është dërguar fletëthirrje për tu paraqitur në prokurori edhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Olldashi pritet të dëshmojë ditën e Hënë. Burime nga prokuroria pohojnë se pjesë e hetimit për të cilën do të pyetet Jetmir Olldashi është deklarata e Albert Veliut për blerjen e 20 kileve kanabis, dhe nëse Olldashi ka dijeni.

Prokurorët do të kërkojnë nga Olldashi kopjen origjinale të përgjimit përfshi mjetin regjistrues, ku është regjistruar biseda e pretenduar nga PD mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt

Po të hënën ora 10:00 është dita e marrjes së dëshmive nga prokuroria edhe për deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi treshja denoncuese e audio përgjimit. Për llogari të hetimit dëshmia e gazetari Olldashi shikohet me shumë interes pasi ai është ura lidhëse mes Albert Veliu, Agron Xhafajt dhe më pas me Partinë Demokratike.

Dëshmia e Jetmir Olldashit merr një rëndësi të veçantë pas një sërë deklarimesh kontradiktore se kush e ka regjistruar audio përgjimin. Mësohet se Albert Veliu gjatë dëshmisë në prokurori nuk e ka marrë përsipër autorësisë e këtij veprimi.

Nga ana tjetër kemi deklarimin e Jetmir Olldashit që pranon vetëm që ka marrë kasetën me bisedën Veliu-Xhafaj.

Në një kohë kur Albert Veliu i ka thënë prokurorëve se nuk e ka regjistruar ai bisedën, ndërsa Jetmir Olldashi deklaron se përgjimin ia ka sjellë të gatshëm Veliu, kësaj dileme për autorësinë mbetet ti japin përgjigje vetëm prokurorët e çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason Spalletti/ Lojtarët i kanë kryer detyrat, pavarësisht kualifikimit ose jo në Champions
Previous article Femra që ke patur fiksim gjithë jetën? Moderatori shqiptar tregon të vërtetën: “Vdes për Grida Dumën”

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT