• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skocezi David Brown kërkon lirinë: S’jam PEDOFIL! Nuk iki nga Shqipëria pa pastruar emrin… (VIDEO)
Home
Sociale

Skocezi David Brown kërkon lirinë: S’jam PEDOFIL! Nuk iki nga Shqipëria pa pastruar emrin… (VIDEO)

20 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

David Brown skocezi i dënuar për ngacmime seksuale me të mitur prej 12 vitesh vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë. I dënuar me 20 vite burg Brown, i është drejtuar gjykatës për të fituar lirinë me kusht meqe ai ka kryer 3/4 e vuajtjes së dënimit. Por për të tretën herë radhazi ka dështuar seanca gjyqësore nga ku do të shqyrtohej kërkesa e tij.

Një gabim administrativ nga gjykata duke mos njoftuar burgun 302 për seancën gjyqësore e kështu mosprezanca e Brown në gjykatë e kanë shtyrë gjyqin për datë 1 Qershor 2018. Në një intervistë telefonike për Report TV skocezi Brown shprehet i shqetësuar për këto zvarritje dhe neglizhencë të gjykatës.

“Jam i zhgënjyer nga e gjithë kjo pasi supozohej të isha përpara gjykatës por nuk më transportuan nga burgu në drejtim të gjykatës. Është stresuese pasi për te tretën herë seanca më është shtyrë seanca. Duhet të pres datën 1 qershor. Kjo ndodhi pasi sekretarja e gjykatës nuk kishte njoftuar burgun që unë duhet të isha në atë seance gjyqësore.”

Gjatë intervistës David Brown tregon se për të më e rëndësishme sa lirimi nga burgu është heqja e njollës prej pedofili dhënë nga drejtësia shqiptare pas një gjyqi ku u manipuluan dy prej fëmijëve duke dhënë dëshmi kundra tij.

“Situata ku jam është frustuse. Megjithatë unë dua te vijoj të qëndroj në Shqipëri për apelin e dënimit që mu dha. Kjo është me rëndësi per mua sidomos djemtë që dhanë dëshmi kundra meje të dëgjohen përsëri nga gjykata. Nuk dua të dëbohem nga Shqipëria për të vendim tim të origjinës në Skoci si një person i dënuar për një krim të rëndë si pedofilia gjë të cilën unë nuk e kam bërë. Unë nuk dua të lirohem nga burgu me njollën që mu vu si një pedofil violent pasi do të jetë e pamundur të vijoj me jetën time.  Kjo merr për mua një rëndësi parësore se sa të lirohem nga burgu. Kjo është ajo që ka pushtuar zëmrën time krahasuar me një lirim të mundshëm.”

David Brown ngulmon në pafajësinë e tij dhe për ta dëshmuar atë apelon që të dëgjohen përsëri dy djemtë atëherë të mitur, dëshmia e të cilëve e coi në burg.

“Cështja e dënimit tim duhet të rihapet dhe dy djemtë që tashmë janë të rritur duhet të dëgjohen nga gjykata pasi ata e kanë thënë se u detyruan të japin dëshmi kundra meje e si pasojë u dënova. Të dy djemtë janë të gatshëm të dëshmojnë por askush nuk po e merr parasysh kërkesën time.”

Një vit më parë në një intervistë për gazetën skoceze Sunday Mail, dy djemtë që dhanë dëshmi kundra David Brown, tashmë të moshës 19 dhe 23 vjeç deklaruan se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme. Ata kanë deklaruar për Sunday Mail se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë.

Andon Qoshlli, sot 23 vjeç, një nga dy dëshmitarët që dëshmoi kundër Brown, ka konfirmuar se dëshiron të tërheqë provat që ai dha në gjykatë kur ishte vetëm 13 vjeç. Ai tha për Mail Sunday: “Psikologu dhe oficeri i policisë më shtynë të them se David ka abuzuar me mua. Ai nuk e bëri dhe më vjen keq që ai është në burg. Unë dua ta shoh atë jashtë dhe ta përqafoj. David na mori nga rruga dhe na dërgoi në shkollë“.

Dëshmitari i dytë Denis Aliu, sot 19 vjeç, deklaroi se ai ishte frikësuar nga keqtrajtimi i policisë kur ishte vetëm 6 vjeç, prandaj edhe kishte deklaruar se është abuzuar edhe nga Brown. “Davidi nuk duhet të jetë në burg. Isha i ri në atë kohë dhe i thashë gjykatës çfarë më kishte udhëzuar psikologu për të thënë” u shpreh Denis Aliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari shqiptar tregon momentin e sikletshëm: Më pa nusja e djalit me mbathje....
Previous article Koha për festë! Ish-trajneri i Partizanit dhe Ramadani fitojnë titullin në Danimarkë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT