Pasi dha dorëheqjen si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe pasi zbuloi takimin me presidenti Ilir Meta, i cili e bindi të largohej nga posti që mbante, Gudar Beqiraj ka qenë sot i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.
beqiraj
Gazetari i “Panorama”, Fatjon Binjaku raporton se Beqiraj është propozuar për anëtar bordi te Instituti i Krimeve të Komunizmit.
Në mbledhjen e sotme, Beqiraj, teksa i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komision ka theksuar se “nuk kam lidhje me sistemin e mëparshëm”.
“Asnjë nga familja ime nuk ka qenë me sistemin komunist. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira, me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe pasojave te komunizmit në Shqipëri”- tha Beqiraj.
Ai ka treguar me tej, se “Kryesia e Aakademisë me ka thirrur dhe me propozuan te jem kandidat për institutin e studimeve te krimeve dhe pasojave te komunizmit ne Shqipëri”.
Demokrati Enkelejd Alibeaj e ka pyetur Beqirajn per lidhjet me sistemin e shkuar: Ke qene komunist apo bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit?- e pyeti Alibeaj.
Beqiraj u pergjigj keshtu: “Nuk kam pas fatin te kem asnje komunist ne familje. Per ate kohe ishte fat i keq, se do isha me mire sot. Jam marre vetem me Matematike- Fizike dhe me peshëngritje”.


