• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUDIOPERGJIMI/ Hetimi për Agron Xhafajn, Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkon dosjet
Home
Breaking News

AUDIOPERGJIMI/ Hetimi për Agron Xhafajn, Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkon dosjet

19 May, 2018 anxheladoko Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Procedimi i nisur në Prokurorinë e Tiranës në bazë të kallëzimit të Agron Xhafajt për fabrikim të fakteve dhe provave të rreme në lidhje me audiopërgjimin e denoncuar nga PD mes tij dhe bashkëpunëtorit X, Albert Veliu, i është kaluar për kompetencë prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kjo e fundit ka hapur një tjetër procedim për akuzën e trafikut të narkotikëve pas publikimit të videopërgjimit në fjalë. Ky kalim sipas burimeve të Top Channel ka ndodhur pasditen e së premtes, meqenëse të dyja materialet kanë persona të njëjtë, që dyshohen se janë përfshirë në videopërgjim. Sipas të njëjtave burimeve, prokuroria e Tiranës i ka kaluar Krimeve të Rënda edhe dëshminë e Albert Veliut, i cili përpara se të pyetej nga Krimet e Rënda kishte dhënë sqarime tek prokuroria e Tiranës.

Mësohet se Veliu edhe në dëshminë e dhënë pranë organit të akuzës të Tiranës, i ka qëndruar faktit që videopërgjimi është i vërtetë dhe se ai kishte biseduar me Agron Xhafajn për të trafikuar hashash.

Nga ana tjetër në të njëjtën dosje që i është deleguar Krimeve të Rënda, janë edhe dëshmitë e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i cili hedh poshtë në mënyrë kategorike që videopërgjimi mes tij dhe Albert Veliut të jetë i vërtetë. Madje për të provuar këtë, ai ka dorëzuar në prokurorinë e Tiranës edhe një ekspertize teknike, të cilën e ka bërë privatisht me disa ekspertë britanike, të cilët kanë arritur në konkluzionin se zëri në videopërgjim, nuk është i Agron Xhafës.

Burime të Top Channel janë shprehur se për sa kohë ekspertimet teknike mbi autenticitetin e videopërgjimit do të bëhen me materiale të kopjuara dhe për sa kohe autoritetet nuk do të kenë në dorë minimalisht pajisjen, e cila ka realizuar përgjimin, ateherë çdo ekspertizë teknike do të jetë thuajse e pamundur të dalë në një konkluzion të vërtetë dhe të pakontestuar.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Beppe Marotta: Juventus shumë afër transferimit të Emre Can
Previous article Ronaldo ua mbyll gojën mediave për Irinën

anxheladoko

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT