Sërish ka rënë pre e sulmeve statcioni I trenit “Parsons Green Tube” në Londër. Një person, identiteti I të cilit nuk është bërë ende i ditur, është arrestuar nga policia. Mësohet se agresori ka sulmuar me thika, tre persona, duke vrarë njerin dhe plagosur dy të tjerë. Sulmi ndodhi mbrëmë vonë. Po në të njejtin station ka ndodhur edhe nje sulm terrorist, ku u plagosën 30 persona. Ngjarjen e mbrëmshme policia nuk e lidh me ndonjë sulm terrorist.
Raportohet gjithashtu se një person u arrestua , i cili u dërgua në një stacion policor në Londër.
/AlpeNews.al/


