• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË TIRANË/ Hipoteka bën “lapsus”. Shtëpia regjistrohet “GABIMISHT” në emër të fqinjit të ndjerë… (FOTO)
Home
Sociale

NDODH NË TIRANË/ Hipoteka bën “lapsus”. Shtëpia regjistrohet “GABIMISHT” në emër të fqinjit të ndjerë… (FOTO)

18 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Erinda Agolli, qytetare e zonës së Laprakës në Tiranë, është ankuar në “Fiks Fare” pasi shtëpinë e saj, Hipoteka e ka regjistruar në emër të fqinjit.

 

Parcela e pasurisë shtet, ku është ndërtuar shtëpia e saj dhe e xhaxhait, sot figurojnë në emër të fqinjit që ka ndërruar jetë, edhe pse fëmijët dhe bashkëshortja e tij nuk kanë asnjë pretendim mbi këtë pronë.

Gabimi është bërë nga Hipoteka në vitin 2014, por kjo e fundit nuk e ka ndrequr, pavarësisht ankesave dhe dokumenteve që ka plotësuar familja Agolli. Ata kanë që në vitin 2005, që nuk e legalizojnë dot banesën e tyre.

Për këtë gabim të Zyrës së Regjistrimit, atyre u ka ngrirë procesi i legalizimit të shtëpisë dhe nga Hipoteka u thuhet që nuk e bëjnë dot korrigjimin, duke vendosur kështu vetëm një urdhër kufizimi për gabim në regjistrim.

Por, si nisi historia e ndërtimit të kësaj banese?

Në vitin 1994, babai i Erindës i shet shtetasit Fuat Jaçe Mersini një shtëpi banimi të ndërtuar pa leje, mbi truall shtet në zonën e Laprakës. Për të qenë korrekt më pagesën, pranë noterit ata bënë një kontratë shitblerjeje, ku përcaktohen vetëm kufizimet dhe nuk ka as numër pasurie dhe asnjë dokument tjetër të pronës.

Në vitin 1996, në parcelën ngjitur, sërish në truall shtet, babai i Erindës bashkë me të vëllain ndërtojnë shtëpi banimi, përballë ish-shtëpisë së vjetër, edhe kjo pa leje ndërtimi.

Me nisjen e procesit të legalizimit në vitin 2005, të treja familjet bëjnë edhe deklarimet pranë ALUIZNI-t, ku secili deklaron kufitarët dhe ata nuk kanë asnjë problem me njëri-tjetrin.

Në vitin 2016, kur legalizimi i familjes Agolli nuk po dilte, ata u interesuan pranë Drejtorisë, nga ku iu tha se në Hipotekë, ndërtesa e tyre rezulton në emër të Fuat Mersinit, e regjistruar me një kontratë shitblerjeje. Ky regjistrim nuk është bërë nga i ndjeri, por nga një kompani e huaj që ka bërë hedhjet në sistemin hartografik, projekt i vitit 2009.

Gjatë kësaj kohe, Fuat Mersini ndërron jetë, ndërsa familjarët e tij, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë interes të kthehen.

Nga Zyra e Regjistrimit nuk i shpjegohet sesi është regjistruar kjo kontratë në atë pronë, kur në fakt është për parcelën ngjitur. Vet gruaja dhe një nga fëmijët e Fuatit kanë bërë deklaratë që kjo nuk është pronë e tyre dhe kanë lënë edhe prokuroren Erinda Agolli për t’u marrë me këtë problematikë.

Që prej më shumë se një viti, familja Agolli përplaset sa në Hipotekë, sa tek ALUIZNI dhe nuk i japin një zgjidhje. Për këtë arsye u ankuan në “Fiks Fare”.

Gjatë intervistës, Erinda Agolli thotë se kanë më shumë se një vit që sorollaten nga ALUIZNI në Hipotekë, për një gabim të Zyrës së Regjistrimit. Hipoteka i adreson në gjykatë. Ajo thotë se nuk kanë pse të përplasen në gjykatë për një problematikë që ka ardhur nga Hipoteka, dhe ajo vet e ka cilësuar edhe në kartelë si gabim regjistrimi dhe ka nxjerrë urdhër kufizimi.

“Përveç shtëpisë sonë, për legalizim është bllokuar edhe shtëpia e xhaxhait, i cili është në trung më vete. Të dyja këto, bashkë edhe me shtëpinë e zotit Fuat Jaçe Mersini rezultojnë si një ndërtesë e vetme të regjistruara në një parcelë, me të njëjtën kontratë shitblerjeje”, thotë ajo.

Bashkë me Erindën, gazetarët e “Fiksit”, shkuan pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekës, ku takuan juristen, e cila pasi dëgjon ankesën, ngarkon përgjegjësin e verifikimit të regjistrimeve ta ndjekë këtë problematikë deri në zgjidhjen e saj.

Lenonard Muskaj, pasi administroi dosjen dhe dokumentacionin e Erinda Agollit, bashkë me ankesën, deklaroi për “Fiks Fare” se, “nga Zyra Qendrore do të nisë menjëherë një hetim administrativ për këtë problematikë dhe do të mundohemi t’i japim sa më shpejt përgjigje, e pse jo edhe zgjidhje problemit, brenda kuadrit ligjor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ku humbi Oriola Marashi? Modelja sapo na tregoi vendndodhjen me një postim të... (FOTO)
Previous article Ofertat nuk mungojnë, Milan gati të shesë yllin e ekipit

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT