• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Një urtësi e pashuar” në vilën e diktatorit (VIDEO)
Home
Kulturë

“Një urtësi e pashuar” në vilën e diktatorit (VIDEO)

18 May, 2018 F.autor Kulturë

Vila ku mbylli jetën diktatori Enver Hoxha ka joshur gjithmonë kuriozitetin e vizitorëve. Por prej 10 ditësh, shumë njerëz kanë patur një arsye më shumë për ta vizituar atë. 14 shekuj histori, dokumente unikale në botë, mes të cilave Kodikët e Bertatit, u ekspozuan aty.

Ardit Bido, Drjetori i Arkivave: “Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme. Ka pasur gjatë këtyre dy javëve që është hapur ekspozita mbi 20 000 mijë vizitorë, të paktën 20.000 mijë vizitorë zyrtarisht. Kjo do të thotë që është një ndër ekspozitat më e vizituar që kam parë me sytë e mi”.

Paleografit Sokol Çunga i është dashur të flasë shumë këto ditë, për të shpjeguar se çfarë janë e çfarë përfaqësojnë këto dokumente.

Sokol Çunga, paleograf: “Tekstet e këtyre dorëshkrimeve, e këtyre kodikëve janë të larmishme. Tregojnë,flasin, mësojnë, mbartin shenja në vetvete që nga kohët të cilave u kanë mbijetuar”.

Tashmë e gjithë trashëgimia fetare shqiptare, dorëshkrime unike botërore dhe disa shtypshkrime nga shekulli i 6 deri në shekullin e 19 pasqyrohen për herë të parë një ambient të vetëm.

Kodiku i Purpurt i Beratit, Beratinus 1, është sot kopja më e vjetër e digjitalizuar që gjendet online në Bibliotekën Digjitale Botërore të UNESCO-s.

Sokol Çunga, paleograf:“Nuk kemi vetëm libra fetarë, kemi edhe përmbajtje të tjera. Libri me të cilin hapim ekspozitën është një manual për orientimin e orëve diellore”.

Legjenda e Kodikëve të Beratit ka qenë e njohur edhe pse qytetarët nuk kanë mundur t’i shohin më parë nga afër.

Deri më sot ekziston vetëm një kodik i  mbijetuar dhe kjo tregon se në të gjitha trevat shqiptare janë ruajtur dorëshkrimet jashtëzakonisht të vjetra të cilat tregojnë një pasuri kulturore të paçmueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Vettel karikon skuadrën: Ferrari mund të bëjë më shumë se kaq
Previous article 25 futbollistët me vlerën më të madhe në merkato (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT