• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIOPËRGJIMI/ Alibeaj: Ju rrëfej kush janë “TRIMAT” që përgjuan vëllain trafikant të ministrit Xhafaj
Home
Shqipëri

AUDIOPËRGJIMI/ Alibeaj: Ju rrëfej kush janë “TRIMAT” që përgjuan vëllain trafikant të ministrit Xhafaj

17 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Enkelejd Alibeaj rrëfeu në Top Channel autorësinë e audio-përgjimit të bërë Agron Xhafajt.
Alibeaj pranon se përgjimi nuk është bërë nga Albert Veliu, por nga një gazetar.

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte.

Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

“Se tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej”, tha ai.

Mes qëndrimit të prerë të Partisë Demokratike se audo-përgjimi që ajo publikoi për Agron Xhafajn dhe qëndrimit po aq të prerë të Partisë Socialiste, që thotë se bëhet fjalë për një skenar mafioz ka një masë të madhe shqiptarësh që janë në mëdyshje.
Analisti Andi Bushati foli për disa “pika të zeza” në gjithë historinë e denoncuar nga opozita, që vënë në pikëpyetje vërtetësinë e atyre që PD thotë.

“Shqiptarët sot janë në kurthin e dy të vërtetave. PD thotë se ka skandal me fakte dhe PS që thotë këtu nuk ka asnjë fakt dhe se është e gjitha një inskenim. Unë shoh disa pika të zeza, që më bëjnë të mendoj se është një gjë e mirëmenduar nga Partia Demokratike dhe si e tillë ka rrugën e një aksioni politik, sesa përpjekjeje për të nxjerrë të vërtetën”, thotë ai.

Cilat janë këto ‘pika të errta’ të këtij denoncimi?

“Ka disa pika të errëta, njerëz të këtij niveli me probleme me ligjin e kanë të vështirë t’i kundërvihen pushtetit. Dëshmia është dhënë në Partinë Demokratike, e thotë vetë dëshmitari, ndërkohë që thotë që përgjimi nuk është i imi. Nëse një person apo agjenci e tretë do të kishte bërë këtë përgjim, do të kishte kapur një gjë më të fortë. Duket që është aksion i bërë nga ai, por ai s’do që të marrë autorësinë. Pyetja është që futet në gjithë këtë lojë me vëllain e ministrit të Brendshëm për të mos kryer një aksion. Pastaj, a jeni të bindur që e kishte bërë enkas për të provokuar Agron Xhafajn a merrej apo jo më me trafikun. Këto hedhin dyshime për një përgatitje politike për një aksion”, vijoi ai.
Këtyre iu përgjigj Enkelejd Alibeaj. Ai rendit njëra pas tjetrës gjithë akuzat e Partisë Demokratike ndaj Fatmir Xhafajt këto ditë, të cilat thotë se janë provat logjike të vërtetësisë së audio-përgjimit.

“Vendosim ngjarjet në kronologji. Ngjarja e parë, vëllai e ka një vendim gjyqësor të dënuar më 25 shtator 2012, për trafik ndërkombëtar droge, kokaine dhe hashashi. Nuk është as skenar as strategji. Erdhën provat dhe u mblodhën të gjitha bashkë. Ne e nisëm me të parën,me vendimin e autoriteteve italiane. Nuk pyetën për këtë. Provuam dhe nxorrëm pjesën tjetër, ligjin që ka ndërhyrë që të mos ekstradohej. Ka edhe ca të tjera veç nenit 491/f. E treta, dy provat e fundit jashtë çdo dyshimi që vëllai i vet, jo vetëm vazhdon huqin e vjetër kriminal, por është Pashai i Vlorës. Ka linjë logjike tek të gjitha provat. Si Xhafaj, si Rama u betuan dhe stërbetuan që kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh Alibeaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gerrard merr dy ish-lojtarët e Liverpoolit te Glasgow Rangers
Previous article Kjo është këngëtarja e njohur që lidhet me të dashurit e shoqeve të ngushta

F.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT