• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E TREGTARIT TË PERDEVE/ Fation Fejzillari nuk ishte në Laç. Tabulatet që tradhëtuan shokun e tij… (VIDEO)
Home
Breaking News

ZHDUKJA E TREGTARIT TË PERDEVE/ Fation Fejzillari nuk ishte në Laç. Tabulatet që tradhëtuan shokun e tij… (VIDEO)

17 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje të reja rreth zhdukjes së tregtarit të perdeve Fatjon Fejzillari, i cili ka humbur gjurmët që prej 29 Prillit. 30-vjeçari Fajzillari nuk rezulton të ketë qenë në Laç në orarin që pretendon shoku i tij Aleksandër Fadili. Ky i fundit, i cili u arrestua nga policia si autor i dyshuar, tha në një intervistë ekskluzive për tvklan.al se me Fatjonin ishin bashkë më 29 Prill në Laç deri në orën 18:00.

Në këtë moment, u ndanë për të shitur secili perdet e veta dhe do të takoheshin sërish te makina në orën 20:00, por Fatjoni nuk u shfaq, sipas pretendimit të Aleksandrit. Por, burime nga policia thonë për tvklan.al se Fation Fejzillari rezulton të ketë qenë në Laç në orën 12:00, dhe jo në orën 18:00. Kjo vërtetohet nga tabulatet telefonike të analizuara nga policia. Pas këtij orari, rezulton që Fation Fejzillari të ketë qenë në Milot, ku janë regjistruar për herë të fundit tabulatet e tij telefonike dhe më pas nuk ka asnjë shenjë.

Shoku i tij Aleksandër Fadili rezulton të ketë gënjyer edhe për vendndodhjen e tij. Pretendimi se ka qenë në Laç pas orës 20:00 kur, nuk është i vërtetë. Të njëjtat burime thonë për tvklan.al se tabulatet telefonike e nxjerrin atë në Kamëz gjatë mesnatës së 29 Prillit dhe 30 Prillit. Në intervistën që dha për gazetarin Spartak Koka në tvklan.al më 6 Maj, Aleksandër Fadili u shpreh se pas orën 20:00 të 29 Prillit kur shoku i tij Fation u zhduk, nisi kërkimet për ta gjetur. Sipas tij, gjatë gjithë natës e ka kërkuar dhe në orën 09:00 të 30 Prillit ka bërë denoncimin në polici.

Gjatë intervistës, ai ka qenë së bashku me prindërit e Fation Fejzillarit, të cilët bënë apel për gjetjen e djalit të tyre. Fation Fejzillari ka pasur 2.6 milionë Lekë të vjetra me vete kur është zhdukur, gjysmat e të cilave i përkisnin shokut të tij Aleksandrit. Të paktën kështu thotë ky i fundit. Të mërkurën, policia e Kurbinit arrestoi Aleksandër Fadilin, si personin e dyshuar që ka të bëjë me zhdukjen e shokut të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERIE A/ Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardit (VIDEO)
Previous article RRËFIMI I "DËSHMITARIT X"/ Salianji: Si ia lehtësonte policia “punën” vëllait të ministrit Xhafaj...

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT