• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHULLAZI”/ Çeqet deri 80 mijë euro, gjykata thërret për dëshmi 6 punonjësit e bankës që…
Home
Breaking News

“SHULLAZI”/ Çeqet deri 80 mijë euro, gjykata thërret për dëshmi 6 punonjësit e bankës që…

17 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua procesi gjyqë- sore ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Që në fillim, mbrojtja kërkoi që të administrohen si prova disa lëvizje jashtë vendit të Ylvi Beqes, dëshmitarit të mbrojtur që ka denoncuar Shullazin se e ka kërcënuar për t’u bërë bashkëpronar i ish-hotel “Vollgës”, shkruan “Panorama”.

Sipas mbrojtjes, të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e Beqes në Mal të Zi përmbajnë të dhëna me rëndësi, pasi dyshohet, sipas tyre, që ai ka transferuar shuma të mëdha parash jashtë vendit. Gjithashtu, u pranua edhe kërkesa e mbrojtjes për të thirrur në gjyq si dëshmitare 6 arkëtaret e një banke të nivelit të dytë, të cilat kanë thyer çeqet e Ylvi Beqes, dhënë për Gilmando Danin.

Dy prej të pandehurve të procesit të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe Endrit Zela, pretendojnë se janë zënë në kurth nga biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmia e të cilit mban në burg anëtarët e grupit. Ata pretendojnë se biznesmeni Ylvi Beqja i ka mashtruar me tërheqjen e disa çeqeve. Deri më tani, është e provuar se Gilmando Dani dhe Endrit Zela kanë tërhequr të paktën katër çeqe nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në shuma që silleshin nga 6 mijë deri në 80 mijë euro.

Por ndryshe nga sa pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda, Dani dhe Zela thonë se paratë ia kanë dorëzuar menjëherë biznesmenit Ylvi Beqja. Sipas tyre, Beqja këto para i ka nxjerrë jashtë vendit, në Malin e Zi dhe Itali. Çeqet janë tërhequr në periudhat kohore nëntor-dhjetor 2014. Duke iu referuar të dhënave të siguruar nga sistemi TIMS, në të njëjtën ditë, biznesmeni Beqja ka udhëtuar me traget drejt Italisë, ose në rrugë tokësore për në Malin e Zi.

Në të gjithë këto raste, ai ishte kthyer në Shqipëri 24 orë më vonë, ose në të njëjtën ditë, siç ishte rasti i 5 dhjetorit 2014, ku Beqja rezultonte se kishte qëndruar vetëm 4 orë në Malin e Zi. Ylvi Beqja është momentalisht personi i vetëm që mban në burg grupin e Shullazit. Dëshmia e tij në gjyq dhe Prokurori çoi në prangat e grupit.

Beqja pretendon se Emiljano Shullazi e ka kërcënuar për çështjen e ish-hotel “Vollgës” në Durrës dhe e detyroi që ai të bëhej bashkëpronar. Por nga ana tjetër, Shullazi tregon se ka qenë Beqja që i ka trokitur në derë dhe i ka kërkuar ndihmë për ish- ”Vollgën”, pasi, sipas tij, kërcënohej nga pala tjetër që pretendonte pronësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho: Ronaldo e ka derën e mbyllur për t’u larguar nga Real Madridi
Previous article Courtois: Ja dy modelet e mia si portier, dua të bëhem si Buffon

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT