• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E TREGTARIT TË PERDEVE/ Kishte 2.6 milion lekë me vete. Familjarët: Shokun e punësoi si shofer… (VIDEO)
Home
Sociale

ZHDUKJA E TREGTARIT TË PERDEVE/ Kishte 2.6 milion lekë me vete. Familjarët: Shokun e punësoi si shofer… (VIDEO)

17 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vijon që të jetë i humbur prej 20 ditësh tregtari Fatjon Fejzillari. Ai ishte nisur nga Peqini për në Laç së bashku me shokun e tij Aleksandër Fadili. E ndërsa shoku i tij u arrestua dje nga policia në Laç, ende nuk dihet asgjë për fatin e Fatjon Fejzillarit.

I zhdukuri Fatjon Fejzillari

Report Tv ishte sot në banesën e tij në Peqin. Tezja e tregtarit Fetije Kanani dhe motra Mbaresa Sulejmani i bëjnë thirrje shtetit që të gjejë Fatjon Fejzillarin. Ata thonë se Fatjon Fejzillari kishte 2.6 mln lekë me vete në momentin që u nis për në Laç, ndërsa kanë dyshime se Aleksandër Fadili është i implikuar në zhdukjen e tij.

https://youtu.be/j51SSIZoT7k

30-vjeçari Fadili ka qenë i pari që denoncoi më datë 30 Prill 2018, por policia e arrestoi se ka dyshime për përfshirjen e tij në zhdukjen e tregtarit. Fatjon Fejzillari e kishte marrë Aleksandër Fadilin si shofer, pasi nuk kishte patentë.  Ndërsa tezja e të zhdukurit thotë se pas denoncimit ai erdhi edhe lau makinën në Peqin duke ngrtiur dyshime te forta.

“Unë dua vëllanë në shtëpi, është gjallë apo vdekur, ta marrim vesh se cfarë ka ndodhur dhe ku është. Kemi dyshime se mund ta ketë vrarë ai, Aleksandër ka qenë me atë.”

Motra Mbaresa Sulejmani

“Ai bëri denoncimin për humbjen e Fatjonit, kërkuan por nuk gjetën asgjë. Ka kërkuar në disa qytete, por prej 20 ditësh ai nuk gjendet. I lutem qeverisë, djali ka marrë 5 mln lekë në bankë, bleu makinën për të nxjerrë bukën e gojës. I lutem qeverisë dhe ministrit të vendosin dorën në zemër.

Ka pasur 2.6 mln lekë me vete, Aleksandri thotë, shita dhe ia lashë Fatjonit lekët, por ç’ne Fatjoni që të mbante lekët e tij, këtu kemi dyshime. Prandaj kemi dyshime te ai, pasi ai me atë ka qenë. Aleksandër Fadilin e punësoi si shofer, pasi nuk kishte patentë.

Ju lutem na ndihmoi. Aleksandër Fadili të tregojë se cfarë ka ndodhur, ku e ka çuar, mos e ka vrarë ndonjë shoku i tij. Ai pasi e denoncoi në polici, erdhi në Peqin edhe lau makinën. Nuk e di që të kishin debate. “

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dortmund zgjedh trajnerin e ri, e pranon edhe Watzke
Previous article Pa makijazh dhe me flokë natyrale: Armina Mevlanin nuk e kemi parë kurrë kështu

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT