• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I dënuar me BURG në Shqipëri/ Dëshmitari X u ekstradua nga Italia në vitin 2013 (NJOFTIMI)
Home
Shqipëri

I dënuar me BURG në Shqipëri/ Dëshmitari X u ekstradua nga Italia në vitin 2013 (NJOFTIMI)

17 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

PD publikoi dëshminë e bashkëpunëtorit X, i cili ka zbuluar identitetin dhe ka treguar njohjen me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Dëshmitari Albert Veliu thotë se Agron Xhafaj e braktisi në kohën kur ai vuajti dënimin në 7 vite burg në Itali në vitin 2005 kur u kap me kokainë.

“Quhem Albert Veliu, 51 vjeç. Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ’93-’99, në 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në vitin 2002. Shisja kokainë në Itali”- ka thënë ndër të tjera dëshmitari X që tashmë ka identitet.

Por sipas një njoftimi të policisë në vitin 2013, Albert Veliu është ekstraduar nga Italia për në Shqipëri, pasi ishte dënuar nga gjykata e Vlorës në vitin 2008 me 3 vite burg për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike.

Njoftimi i policisë në 16 gusht 2013:
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskwagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Van Persie tregon se cili është stadiumi më i vështirë për të luajtur futboll…
Previous article E ëma i bën dedikimin më të ndjerë Marina Vjollcës: Jam mamaja më e lumtur në... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë Aktualitet

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT