Pas Tiranës, në 6 mujorin e punës së tyre duket se vala e shkarkimeve do të prekë edhe një sërë drejtuesit në rrethe të zyrave të hipotekave.
Elion Semanaj i cili mbajti detyrën e drejtorit të zyrës qendrore, u zevendësua nga Valdrin Pjetri, por vala nuk do të ndalet me kaq.
Burime të sigurta bëjnë me dije se edhe drejtori i Shkodres, Zamir Lekaj është një nga emrat e lakuar që pritet të ikë nga drejtimi i ZRPP-së dhe vendin e tij ta zërë një tjetër emer nga radhet e së majtës.
Ai është thirrur në një mbledhje me urgjencë që të gjitha zyrat e hipotekës kanë zhvilluar në Tiranë, për të raportuar mbi punën e bërë në këtë 6 mujor.
Shkodra mbetet sërish një qark problematik, ku vetëm në portalin “Shqipëria që duam” për këtë institucion ka mbi 40 ankesa në javë, që shkojnë për mbivendosje, mos marrje certefikate pronësie, apo proçedura të tjera që zvarriten prej vitesh, e që hipoteka megjithë premtimin e madh, nuk i zgjidhi jo për 3 siç u tha në fillim, por as për 6 muaj.
Shkarkimi i kreut të Tiranës erdhi pasi flitet se ka regjistruar disa zona ne bregdet, pEr tE cilat qeveria ka miratuar njE vendim, qe ndalon hipotekimin deri nE pErfundimin e procesit tE verifikimit te pronesise. Një proçedurë e tillë po verifikohet edhe për proçedurat e ndjekura nga ZRPP-të në rrethe, për zonat që janë të listuara si problematike.
Qeveria megjithë premtimin për një realitet të ri në zyrat e hipotekes, deri më tani nuk ja dalë ta mbajë fjalën, pasi ankesat e qytetareve kapin shifra të frikshme në muaj, saqe i bëjnë këto zyra të jenë pa frikë si “hija e zeze” e një sistemi të dështuar, e që prej vitesh ka nisur të kalbet.


