• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2.4 ton drogë/ Shefi i policisë italiane përleshet me shqiptarët
Home
Aktualitet
Kronikë

2.4 ton drogë/ Shefi i policisë italiane përleshet me shqiptarët

14 November, 2017 F.autor Kronikë

Më shumë se dy ton lëndë narkotike hashash janë sekuestruar nga policia provinciale në Ravena të Italisë, operacion që çoi në arrestimin e tre shqiptarëve dhe një shtetasi italian.

Kapja e 2.4 tonëve drogë konsiderohet si një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në historinë e Ravenas.

Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 27, 53 dhe 21 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në burg nën akuzën e transportit të drogës.

Gjithçka nisi me një kontroll në rrugë, mesnatën e së enjtes, shkruajnë mediat italiane.

Furgoni me dy persona në bord nuk i ndaloi shenjës së karabienierëve për kontroll. Kur policia nisi ndjekjen, pasagjeri arriti të hidhet nga furgoni në lëvizje dhe u largua me vrap.

Shoferi u ndalua disa kilometra më tej. Brenda në furgon u gjetën 2.4 ton marjuanë, 62 kilogram hashash dhe 4 kilogram vaj hashashi. Shoferi i furgonit ishte një 26-vjeçar italian, i njohur për policinë në disa ngjarje të tjera kriminale.

Menjëherë nisën kërkimet për të arratisurin.

Një patrullë e drejtuar nga komandanti i komisariatit të Savios, Xhorxhio Tantimonako, arriti të dallojë dy makina të dyshuara, një Alfa dhe një Fiat, në një postbllok tjetër, shkruajnë mediat italiane.

Patrulla i ndaloi të dy mjetet dhe kur komandanti i kërkoi dokumentet, pasagjerët kanë nisur të grinden. Një prej tyre nxori pistoletën.

Falë eksperiencës së tij, shefi i policisë arriti të bllokojë dorën që mbante pistoletën. Megjithatë ai ka qëlluar me një plumb duke plagosur shefin e policisë.

Xhorxhio Tantimonakon është rrëzuar.

Në rënie ka arritur t’i heqë pistoletën atij që më vonë u identifikua si një prej shqiptarëve që kishte transportuar kanabisin drejt Italisë.

Policët e tjerë qëlluan në ajër në shenjë paralajmërimi, por ndërkohë dy shqiptarët u larguan, duke lënë njërën prej makinave në vendin e ngjarjes.

Sërish nisën kërkimet e karabinierëve dhe policisë së shtetit, të ndihmuara nga një helikopter.

“Fiat Punto” me të cilin ishte larguar personi që qëlloi shefin e policisë italiane, u gjet disa kilometra më tej, shkruajnë mediat italiane.

Të arratisurit ishin larguar në këmbë. Gjatë krehjes së zonës, në një lokal janë dalluar tre persona të dyshuar. Mediat italiane shkruajnë se policët i dalluan të dyshuarit, pasi veshjet e tyre ishin me baltë.

Më pas, një prej shefave të policisë kishte konfirmuar se njëri nga të ndaluarit ishte personi i larguar nga furgoni me kanabis, që u kap në mesnatë.

Policia tha se 26-vjeçarit italian iu gjetën disa shënime ku mbante emrat, shifrat dhe numrat e telefonit.

Dyshohet se droga ishte shkarkuar gjatë natës dhe ishte ngarkuar në furgonin që u ndalua nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miley Cyrus: Roli i Hannah Montana ka ndikuar në psikikën time
Previous article KAVAJË/ Tjetërsimi i pronave, dy nga të akuzuarit me precedentë të mëparshëm penalë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT