• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTI SHTËPIAK/ Dalin PROVAT E REJA kundër Tahirit, të martën para Gjykatës. Çfarë pritet të ndodhë
Home
Shqipëri

ARRESTI SHTËPIAK/ Dalin PROVAT E REJA kundër Tahirit, të martën para Gjykatës. Çfarë pritet të ndodhë

13 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Qëndrimi i detyruar në shtepi nuk duket i lehte për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi i ditës së premte i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e detyron që të mos të dalë nga banesa e tij në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Nuk e ka shkelur atë, por është parë disa herë në ballkon me cigare në dorë, me telefon në vesh apo duke lexuar një dokument, që me gjasë është vendimi që e mban brenda katër mureve. Vendimin për dhënien e masës së sigurisë “arrest shtëpi”, burime nga prokuroria thonë se gjykata e bazoi në prova të reja të servirura nga organi i akuzës, që kërkoi dërgimin e ish-ministrit në burg për akuzat e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Prova të reja, sipas hetuesve, janë letër-porositë e mbërritura nga Greqia dhe kanë të bëjnë me dyshimet se ai është takuar me një nga vëllezërit Habilaj. Një fakt i ri sipas akuzës janë dhe dëshmitë e reja të marra këto kohë në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Dy javët e fundit, në Prokurori dhanë dëshminë e tyre dy nga njerëzit më të afërt të Tahirit, shoferi Gentian Ceka dhe truproja Elvis Rexha. Gjithashtu u pyetën disa banorë të fshatit Gjorm, nga ku ka origjinën edhe Nazer Seiti, një nga personat e rëndësishëm te grupit të “Habilajve”.

Por mbrojtja e Tahirit pretendon të kundërtën duke sqaruar se prokuroria ka të njëjtat prova të paraqitura në Kuvend dhe nuk ka asnjë element të ri në kërkesën e bërë. Pritet që Saimir Tahiri të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të martën për verifikimin e masës së sigurisë. Në seancë, përveç verifikimit ai do të merret edhe në pyetje. Pala mbrojtëse ka bërë të ditur se do ta apelojë masën e arrestit të shtëpisë, e të njëjtën gjë ka paralajmëruar edhe prokuroria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRLESHJE ME THIKA/ Shqiptari ther për VDEKJE 17 vjeçarin austriak. Dyshohet se... (DETAJET)
Previous article Historia e veçantë e Anxhelinës, vajza që sfidoi mentalitetin në Shqipëri (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

TRAGJEDI NË KSAMIL/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija ndërron jetë Aktualitet

TRAGJEDI NË KSAMIL/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija ndërron jetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT