• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASURITË 2017/ Pasojat e Vetingut, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë shesin makinat dhe marrin para borxh
Home
Shqipëri

PASURITË 2017/ Pasojat e Vetingut, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë shesin makinat dhe marrin para borxh

13 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Zbatimi i ligjit të Vetingut duket se ka prodhuar një tërmet të heshtur në drejtësinë shqiptare. Si asnjëherë më parë, shumica e faqeve të deklaratave të pasurisë së kupolës së drejtësisë shqiptare, janë bosh.

Nuk ka më apartamente të reja, makina të shtrenjta, kredi në shuma të mëdha, transaksione të dyshimta etj. Përkundrazi, me zbatimin e ligjit të Vetingut, ligj i cili deri më tani ka boshatisur Gjykatën Kushtetuese, për të vijuar boshatisjen e gjykatave të tjera, gjyqtarët deklarojnë rrudhje të llogarive bankare, mbyllje biznesesh si dhe para borxh.

Gerd Hoxha

Anëtari i KLD, Gerd Hoxha, njëherësh kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, deklaron se gjatë vitit 2017 ka blerë një motorr ‘Pieggio’, me vlerë 147 000 lekë. Gjatë vitit 2017, Hoxha deklaron pakësimin e parave në banesë me vlerë 500 000 lekë si dhe pakësimin e një llogarie bankare me vlerë 1 500 euro.

Ndërkaq, anëtari i KLD, Neritan Cena, deklaron se nga borxhi që i ka marrë kunatës së tij, në vlerat 9 mijë euro dhe 5 400 000 lekë kunatës, gjatë vitit 2017, nuk i ka shlyer asnjë lekë. Gjithashtu, Cena deklaron se i ka marrë 2 mijë euro borxh djalit dhe xhaxhait, një hua tjetër 5 mijë euro, ku ka shlyer 1 120 euro, hua 3 988 euro, ku ka shlyer 500 euro si dhe një kredi 700 000 lekë, ku ka shlyer 172 378 lekë. Një pjesë tjetër e anëtarëve të Këshilli të Lartë të Drejtësisë deklarojnë vetëm të ardhurat nga paga dhe interesa nga depozitat bankare.

Gjin Gjoni

Anëtari i KLD, Gjin Gjoni, rezulton se gjatë vitit 2017, ka shituar makinën Benz Mercedez E Clas, në bashkëpronësi me zonjën Elona Çaushi, me vlerë 40 mijë euro. Gjatë vitit 2017, Gjin Gjoni deklaron pagën si gjyqtar 1 383 419 lekë, honorare nga KLD 25 500 lekë, të ardhura nga qeraja 2 300 euro, dy karta krediti 13 mijë euro dhe 10 mijë euro, ndërkohë që vijon të shlyejë një kredi me vlerë 90 mijë euro, marrë që në vitin 2008. Bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, gjatë vitit 2017, deklaron overdraft mbi pagën 1 000 000 lekë, overdraft për kartën e kreditit minus 7 315 lekë si dhe një kredi 130 mijë euro.

Zonja Çaushi deklaron disa llogari dhe depozita, me burim nga paga, shpërblime dhe divident nga kompani të ndryshme, konkretisht në vlerat 30 943 470 lekë 10 488 euro, 1 352 472 lekë, 156 778 lekë, 438 814 lekë, 15 mijë euro, 30 mijë euro,  2 466 euro, 47 euro si dhe cash 10 500 euro. Çaushi deklaron mbylljen e aktivitetit të shoqërisë ‘Vintage Second Hand and Neë’, çregjistruar si dhe pezullimin e aktivitetit të shoqërive  ‘Best Buy Drug Store’ dhe ‘Bio Gourment’. Elona Çaushi deklaron disa kontrata huaje me vlerat 40 mijë euro, 30 mijë euro, 10 mijë euro, 25 mijë euro dhe 50 mijë euro.

Anëtari me 12 burime të ardhurash

Anëtari i KLD, Vangjel Kosta, gjatë vitit 2017, deklaron 12 burime të ardhurash. Konkretisht Kosta deklaron të ardhura nga kompania ‘ZagaKosta’, nga Shkolla e Magjistraturës, nga Shkolla e Avokatisë, nga KLD, nga shërbime të ‘Alpha Bank’, nga një kontratë shërbimi me TLAS, nga Shoqëria e Hapur Civile,  Fonadacioni Slynn Foundation Britani, nga Konrad Adenhauer, nga konsulenca ndaj IFC, si avokat për MEDART, 10 200 euro./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekskluzive/ Milani dhe Interi larg pritshmërive, Italia humb lavdinë në Ligën e Kampioneve
Previous article ELDA SHABANI/ Shenjtorët e Artit dhe të Modës

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT