• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Greqia do të heqë përfundimisht ligjin e luftës me Shqipërinë
Home
Rajon

Greqia do të heqë përfundimisht ligjin e luftës me Shqipërinë

12 May, 2018 anxheladoko Rajon

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka bërë të ditur formulën me të cilën Greqia do të abrogojë përfundimisht ligjin e gjendjes së luftës me Shqipërinë, që formalisht është në fuqi që prej nëntorit 1940.

“Do të kemi një dekret presidencial për abrogimin e gjendjes së luftës që është një skizofreni historike,”-ka deklaruar Kotzias gjatë konferencës për shtyp në përfundim të takimit me grupin e Vishegradit në Athinë.

Kotzias gjithashtu ka bërë të ditur se në paketën që pritet të finalizohet me Shqipërinë, do të ketë dhe një marrëveshje për kufirin tokësor dhe piramidat.

Ministri i jashtëm grek i ka vlerësuar si “të mira” takimet e para të grupeve negociatore për marrëveshjen mbi zonat detare.

“Besoj se takimet e ardhshme që janë planifikuar do të çojnë në një marrëveshje të drejtë, mbi bazën e legjislacionit ndërkombëtar. Jam optimist për këtë marrëveshje,”-ka deklaruar Kotzias.

Kotzias ka shpjeguar edhe arsyen e mosrealizimit të vizitës së kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Shqipëri, që ishter pritur të ndodhte në fillim të prillit të sivjetëm.

“Udhëtimi i kryeministrit do të ishte bërë më herët nëse procedura e marrëveshjeve nuk ishte vonuar me problemin kushtetues që rezultoi në Shqipëri midis qeverisë dhe presidentit.”

Gjithsesi, Kotzias tha se kjo vizitë do të realizohet.

Në konferencën për shtyp ministri i jashtëm grek i ka “ngulur një kunjë” edhe Demokracisë së Re, partisë më të madhe opozitare për qëndrimet e kësaj të fundit në marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Dje u diskutua në parlament marrëveshja për dhënien e asistencës Shqipërisë në çështjet europiane. Disa parti të opozitës e mbështetën këtë marrëveshje, por jo dhe Demokracia e Re. Duhet t’ju them që nuk e kuptova pse kjo parti kërkonte që t’i vinim kushte Shqipërisë. Po kur bën një marrëveshje se do të mbështetësh tjetrin nuk i thua do të vej kushte se si do ta jap këtë mbështetje. Këto janë koncepte të kohëve të vjetra,”-përfundoi ministri i jashtëm grek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Festë në Krujë e Tiranë, futbolli i vërtetë luhet në tre qytete
Previous article Malajzi, ish-kryeministrit Najib Razak i ndalohet largimin nga vendi

anxheladoko

Postime të ngjashme

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT