• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fotoja e Luan Ramës së LSI me Putin entuziazmon militantët: Le të plasë Edi, por a është kjo një skandal diplomatik?
Home
Breaking News

Fotoja e Luan Ramës së LSI me Putin entuziazmon militantët: Le të plasë Edi, por a është kjo një skandal diplomatik?

16 October, 2017 Editor Breaking News

Një foto e numrit dy të LSI-së, Luan Ramës me presidentin rus Vladimir Putin ka “trimëruar” përkrahësit e LSI-së që duket kanë gjetur një “strehë ndërkombëtare” për reagimet folklorike siç ndodh në Shqipëri për të gjetur aty këtu, një atu për veprimet e brendshme.

Nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, ka marrë pjesë në punimet e Unionit Ndërparlamentar Botëror, një organizatë ndërqeveritare pa asnjë rëndësi reale, të cilën kreu i kremlinit e ka realizuar në qytetin e tij ku ka qenë edhe kryebashiak, për të promovuar ndërkombëtarisht Rusinë por edhe për të dhënë një mesazh politik në një auditor ndërkombëtar.

Në këtë auditor, që normalisht nuk ka marrë pjesë asnjë figurë rilevante perëndimore, ylli i shfaqes ka qenë natyrisht Vladimir Putini.

Dhe në këtë atmosferë frenezie, ku parlamentarë nga vendet aziatike dhe ato të botës së tretë shtyheshin që të gjenin lirë “Carin rus” për të bërë një selfie, ka qenë me fat ai-politikani shqiptar Luan Rama, një nga krerët e LSI-së, partia e të cilit në të kaluarën është përfolur për qëndrime proruse.

Por kjo nuk ka kompleksuar fare as drejtuesin e deputetëve të LSI-së e as përkrahësit e kësaj partie që përgjithësisht identifikohen në rrjetet sociale me foton e Imam Aliut, që bektashinjtë e paraqesin si ikonë gjithandej.

Vetë Luan Rama, i ka dhënë një notë narrative, madje tejet protokollare, fatit të tij apo momentit të fotos me kreun e Kremlinit.

“Shën Petërsburg: me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, në qytetin e tij të lindjes, pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithëshme të Unionit Ndërparlamentar”, shkruan Luan Rama.

Por për përkrahësit e tij, kjo është një “hakmarrje politike”. “Po u çmendkërka Rama”, thotë njëri që duket se e ka fjalën për kryeministrin.

Por këtu çështja është pak më shumë se një tifozeri e çastit, pasi përbën një sjellje politike të një figure mjaft të lartë të partisë së dytë opozitare në vend.

Një foto edhe selfie e çastit, më shumë se një sjellje e çlirët është edhe moment politik. N jë foto me Presidentin rus Vladimir Putin, edhe pse nuk mund të ketë asgjë negative, përbën gjithsesi një fakt jo pak të rëndësishëm politik.

Që në fund të fundit ja vlen të komentohet, edhe pse me masë. Luan Rama, kreu i një force politike të një shteti të NATO-s ka dalë si adhurues me një lider të një vendi që është në konflikt me NATO-n.

Me Putin takohet edhe Aleksandër Vuçiç, por e ka aleat. Takohet edhe Donald Trump, porn ë pozita krejt të tjera. A nëse Putin do ta priste Luan Ramën, përkatësisht kreun e delegacionit shqiptar në Shën Pjetërsburg, në një audiencë edhe pse 5 minutëshë, pas kalimit nga kanalet diplomatike, kjo do të ishte një vlerësim i rëndësishëm për delegacionin shqiptar nga vendi pritës që nuk është gjë e vogël por Rusia e rëndësishme.

Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një sjellje prej adhuruesi të Luan .M Ramës, që ka shumë gjasa të prodhojë diskutime politike në ditët që vijojnë. Dhe këtë Luan Rama ka shumë gjasa ta dijë mirë dhe ndoshta e ka ka provokuar. Fundja, nëse do ta kishte thjesht foto private, pse e bëri publike?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Orhan Pamuk: E shkatërruan Stambollin tim, nuk jetoj dot më aty
Previous article Shokon Rusia/ Kërkon mbylljen e gjykatës së Hagës, është e njëanshme

Editor

Postime të ngjashme

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT