• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shokon Rusia/ Kërkon mbylljen e gjykatës së Hagës, është e njëanshme
Home
Botë

Shokon Rusia/ Kërkon mbylljen e gjykatës së Hagës, është e njëanshme

16 October, 2017 Redaktor2 Botë, Breaking News

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov tha se gjykata e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi duhet të ishte mbyllur kohë më parë sepse ajo është e njëanshme kundër serbëve.
Nga Maja Zivanovic 

Sergej Lavrov tha të hënën se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, duhet të ishte mbyllur pasi ajo “ka vërtetuar paragjykimin dhe njëanshmërinë e saj”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

“Për mendimin tim, rreth 80 për qind e rasteve atje janë nisur kundër serbëve. Çështjet që janë nisur kundër kombësive të tjera shpesh kanë dështuar,” tha Lavrov në Festivalin Botëror të Rinisë dhe Studentëve në qytetin rus të Soçit.

Lavrov veçoi rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj, tani kryeministër i Kosovës, i cili u lirua nga akuzat për krime lufte nga ICTY në vitin 2012.

Ai këmbënguli që Haradinaj nuk duhet të ishte liruar nga akuzat.

“Të gjithë dëshmitarët e ftuar ose mungonin ose nuk pranuan të dëshmonin,” tha ai.

Deri më tani ICTY ka dënuar 83 vetë, kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina, një përqindje e konsiderueshme e të cilëve janë serbë të Bosnjës.

Në shkurt 1993, Rusia votoi për rezolutën 808 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila themeloi gjykatën ndërkombëtare për të gjykuar njerëz për krime lufte të kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.

ICTY-ja pritet të mbyllet në fund të këtij viti, por Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, MICT, do të përfundojë çështjet e mbetura.

Rusia abstenoi në votimin në dhjetor 2010 për Rezolutën 1996 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila vendosi se duhej të krijohej MICT.

Kjo s’është hera e parë që Lavrov bën thirrje për mbylljen e ICTY-së.

Në prill 2016, ai e përshkroi Gjykatën e OKB-së si “të politizuar”, duke e mbrojtur përsëri argumentin e tij me shembullin e lirimit nga akuzat të Haradinajt.

ICTY ishte gjykata e parë e krimeve të luftës e krijuar nga Kombet e Bashkuara dhe gjykata e parë ndërkombëtare për krimet e luftës që prej gjykatave të Nurembergut dhe Tokios. Për më shumë se dy dekada, ajo ka dëgjuar pothuajse 5,000 dëshmitarë dhe ka mbajtur rreth 11,000 gjyqe.

ICTY ngriti padi kundër 161 personave, shumica e të cilëve ishin zyrtarë të rangut të lartë në shtet, ushtri apo aparatin e policisë.

Ajo do të hyjë në histori si gjykata e parë që akuzoi një kryetar shteti për gjenocid dhe krime të tjera, edhe pse ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç nuk jetoi mjaftueshëm gjatë për të dëgjuar vendimin e tij, pasi ai vdiq në vitin 2006 para përfundimit të gjyqit të tij./Birn/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fotoja e Luan Ramës së LSI me Putin entuziazmon militantët: Le të plasë Edi, por a është kjo një skandal diplomatik?
Previous article Duket si vilë, por brenda fsheh një nga sekretet më të mëdha të Britanisë së Madhe'!

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT