• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ULTIMATUMI i Orban: Fundi i demokracisë liberale, të bëjmë të pamundurën
Home
Nderkombetare

ULTIMATUMI i Orban: Fundi i demokracisë liberale, të bëjmë të pamundurën

11 May, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

133 deputetë të partisë Fidesz dhe përfaqësuesit e pakicës gjermane votuan pro zgjedhjes së Viktor Orbanit si kryeministër. 28 anëtarë të opozitës votuan kundër tij, 36 abstenuan.

Pas rizgjedhjes në postin e kryeministrit Orban shpjegoi përpara parlamentit në Budapest idetë e tij për të ardhmen e Hungarisë dhe lavdëroi arritjet gjatë kohës së qeverisjes së tij. Në fjalimin e tij ai u shpreh për “fundin e demokracisë liberale”.

Vitet e fundit u arrit që “demokracia e vjetër liberale që po mbytej të zëvendësohet me një demokraci të krishterë të shekullit të 21-të”. Kjo garanton lirinë dhe sigurinë e njerëzve, tha Orban. Qeveria e tij do të vazhdojë të luftojë kundër imigracionit dhe të luftojë për mbrojtjen e kufijve.

Lidhur me Bashkimin Evropian Orban tha se BE-ja duhet “të heqë dorë nga ëndërat e këqija dhe të çmendura të Shteteve të Bashkuara të Europës dhe t’u kthehet realiteteve”. Një hap i parë është të mendosh për politikën e imigracionit. Orbani përsëriti refuzimin e tij për kuota të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve ndërmjet shteteve anëtare dhe theksoi nevojën për të mbrojtur kufijtë.

Të bëjmë të pamundurën

Në fjalën e tij Orbani deklaroi gjithashtu se ai ka bërë plane perspektive deri në vitin 2030. Deri atëherë Hungaria duhet të bëjë pjesë ndër pesë vendeve më të mira në BE, tha ai. Shumë mund ta konsiderojnë sot këtë gjë të pabesueshme. “Por ne duhet të bëjmë të pamundurën, sepse të mundurën mund ta bëjnë edhe të tjerët”, tha ai.

Kundërshtarët e tij thonë se Orbani e siguroi fitoren e fundit zgjedhore duke bërë thirrje kundër emigrantëve dhe duke luftuar miliarderin hungarezo-amerikan George Soros, të cilin e ka shpallur si armikun publik numër një të Hungarisë. Orbani e akuzon Sorosin se ka organizuar shpërnguljen masive të imigrantëve muslimanë nga Afrika dhe Lindja e Mesme për në Evropë.

Kritika nga brenda dhe jashtë

Aspekte të tjera të kritikave brenda dhe jashtë vendit ndaj Orbanit kanë të bëjnë me ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe kufizimin e lirisë së shtypit dhe të mendimit. Orbani është në konflikt me BE-në jo vetëm për shkak të politikës së azilimit, por edhe për shkak të shpërdorimit të fondeve të BE-së.

54-vjeçari Orban zgjidhet për herë të tretë radhazi kryeministër i Hungarisë, ndërkohë që është për herë të katërt në krye të një qeverie hungareze. Partia e tij konservatore e djathtë Fidesz fitoi me një shumicë prej dy të tretash në zgjedhjet parlamentare në fillim të prillit dhe së bashku me partneren në koalicion arritë të ndryshojë kushtetutën.(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Shqiptarët “alergjikë” ndaj librave, jemi ndër lexuesit më të pakët në Europë
Previous article VRASJA E SHQIPTARIT NE ITALI/ Zbardhet dëshmia e mikut: Një vit më parë tentoi ta vriste me... (E PLOTE)

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT